Sport

“Reali e shkatërroi Bayernin 4-0, sepse lojtarët e tradhtuan Guardiolën”

"Ideja e Guardiolës në ndeshjet ndaj Realit ishte të ruanim qetësinë, të shikonim taktikat e kundërshtarit dhe të hidheshim në sulm"
Featured image of article: “Reali e shkatërroi Bayernin 4-0, sepse lojtarët e tradhtuan Guardiolën” Pep Guardiola

E mbani mend kur Real Madridi mposhti Bayernin e Pep Guardiolës 4-0 në Champions League para katër vitesh? Një humbje që djeg shumë në kampin bavarez, por ish-ndihmësi i spanjollit, Domenec Torrent, ka treguar se faji ishte i futbollistëve për atë rezultat.

“Ideja e Guardiolës në ndeshjet ndaj Realit ishte të ruanim qetësinë, të shikonim taktikat e kundërshtarit dhe të hidheshim në sulm. Disa lojtarë donin që të sulmonim direkt dhe të hidheshim në sulm dhe nisën gabimet. Gabuam në mbrojtje dhe në gjithë fushën”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Mbase me idetë e Pepit mund të humbisnim sërish 4-0 ose 5-0, por ku i dihet”, – tha ai për revistën gjermane “Kicker”. Një moment që ndoshti vendosi dhe të ardhmen e spanjollit në krye të stolit të legjendarëve të Gjermanisë.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment