Sport

Real Madridi bën ‘pazar’ në Eredivisive për të zëvendësuar Marcelon

Marcelo mund të largohet në drejtim të Juventusit në fund të sezonit dhe madrilenët e kanë gjetur zëvendësuesin.
Featured image of article: Real Madridi bën ‘pazar’ në Eredivisive për të zëvendësuar Marcelon Nicolas Tagliafico, futbollist i Ajax

Real Madrid po kalon një sezon të vështirë dhe pritet që verën e ardhshme të bëjë ndryshime radikale në ekip pasi sezoni i tanishëm nuk po i shkon ashtu siç duhet.

Kampionët e Europës po kërkojnë një zëvendësues për brazilianin Marcelo i cili me shumë mundësi do largohet në drejtim të Juventusit.

Mesa duket madrilenët e kanë gjetur objektivin e tyre pasi po mendojnë për të nënshkruar mbrojtësin e Ajax-it, Nicolas Tagliafico.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Është vet agjenti i futbollistit argjentinas që ka bërë të ditur interesimin e gjidandit spanjoll.

Më kanë thënë se Tagliafico është një ndër objektivat kryesore të Realit, sepse Marcelo do të shkojë në Juventus. Është kohë e mirë që argjentinasi të luajë në një nivel më të lartë.

Ricardo Schlipper, agjenti i Tagliafico

26 vjeçari deri më tani ka pasur 31 paraqitje për hollandezët dhe ka shënuar 2 herë në të gjitha kompeticionet.

Shto Koment