Sport

Real Madrid vuan krizën e koronavirusit, merkatoja hyrëse sivjet do të jetë zero!

Vetëm nga biletat pritet që Real Madrid të humbasë 150 milionë euro
Featured image of article: Real Madrid vuan krizën e koronavirusit, merkatoja hyrëse sivjet do të jetë zero! Lojtarët e Real Madrid

Kriza financiare e krijuar nga pandemia e Covid-19 ka gjunjëzuar të gjithë botën, por sidomos Spanjën, e cila, përveç humbjes së jetëve, është prekur edhe ekonomikisht.

Si çdo biznes tjetër, ai që e ka ndjerë më fortë këtë krizë ka qenë futbolli dhe në veçanti Reali i Madridit. Sipas asaj që raporton “Marca”, “Los blancos” e kanë mbyllur merkaton në hyrje për këtë sezon, teksa po mendohen që të fuqizohen sezonin e ardhshëm.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Drejtuesit nuk do të bëjnë asnjë blerje në këtë merkato verore, sepse vetëm nga biletat Real Madrid pritet që të humbasë 150 milionë euro. Objektivat në merkaton e madrilenëve do të duhet të presin edhe një vit.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment