Sport

Real Madrid mendohet për rinovimin e Sergio Ramos, PSG e ka seriozisht duke i ofruar pagën e çmendur

Sipas "As", PSG është i gatshëm të joshë lojtarin me një super ofertë: një kontratë për tre sezone për 20 milion euro neto në vit
Featured image of article: Real Madrid mendohet për rinovimin e Sergio Ramos, PSG e ka seriozisht duke i ofruar pagën e çmendur Sergio Ramos

SPANJË-Kontrata e Sergio Ramos me Real Madrid skadon më 30 qershor dhe ende nuk ka tym të bardhë për rinovim. Klubi spanjoll është i gatshëm me një kontratë 1+1, por që mbrojtësi spanjoll beson se ai meriton të paktën 2 vjet kontratë me kushte të njëjta page. Në Madrid nuk duken aq të bindur, duke pasur parasysh moshën e lojtarit (34 vjeç).

Sipas “As”, PSG është i gatshëm të joshë lojtarin me një super ofertë: një kontratë për tre sezone për 20 milion euro neto në vit. Një shifër që asnjë skuadër tjetër e interesuar për Sergio Ramos, përfshirë Juventusin, nuk mund të mendonte.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tifozët e Real Madrid nuk mund ta imagjinojnë  një skuadër pa të, menaxhmenti ka kohë që ka hedhur sytë te David Alaba i Bayern Munich, një tjetër mbrojtës i kërkuar nga klubet më të mëdha evropiane.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment