Rajoni

Reagon Vjosa Osmani pas njohjes së Kosovës nga Izraeli: Marrëveshja nuk solli ato që u premtuan për një kohë të gjatë, nga delegacioni i vendit

Përmes një postimi në 'Facebook', Osmani ajo ka thënë se qeveria e Kosovës nuk arriti që të plotësonte disa nga pikat duke rënditur  çështjet si, arritja e njohjes së ndërsjellë me Serbinë, mosnegociimin e Liqenit të Ujmanit, mospranimin e Mini-Schengenit, të pagjeturit, si dhe pika të tjera.
Featured image of article: Reagon Vjosa Osmani pas njohjes së Kosovës nga Izraeli: Marrëveshja nuk solli ato që u premtuan për një kohë të gjatë, nga delegacioni i vendit Vjosa Osmani, kryetare e Kovendit të Kosovës

KOSOVË- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, pas nënshkrimkt të marrëveshjes ditën e djeshme në SHBA ka thënë ditën e sotme se delegacioni i Kosovës në Uashington, nuk arriti t’i sjellë vendit pikërisht ato që i premtoi qytetarëve dhe Kuvendit për një kohë të gajtë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Osmani ajo ka thënë se qeveria e Kosovës nuk arriti që të plotësonte disa nga pikat duke rënditur  çështjet si, arritja e njohjes së ndërsjellë me Serbinë, mosnegociimin e Liqenit të Ujmanit, mospranimin e Mini-Schengenit, të pagjeturit, si dhe pika të tjera.

Nga ana tjetër, Osmani ka mirëpritur njohjen nga Izraeli duke e konsideruar si një nga njohjet më të rëndësishme për Kosovën.

Postimi i plotë 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Njohja nga Izraeli është një prej njohjeve më të rëndësishme që i ka ardhur Kosovës qe një kohë të gjatë. Kjo edhe njëherë dëshmoi se që nga shpallja e pavarësisë sonë, Shtetet e Bashkuara kanë rol ekzistencial në përkrahjen dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar te Kosovës.

Në anën tjetër, delegacioni i Kosovës nuk arriti t’i sjellë vendit pikërisht ato që i premtoi qytetarëve dhe Kuvendit qe një kohë të gjatë:
– Njohjen e ndërsjellë me Serbinë
– Mosnegociimin e shfrytëzimit të resurseve (siç është Ujmani)
– Mospranimin e Mini-Schengenit (ose siç e quanin mini-Jugosllavi)
– Mosprekjen e kushtetutës dhe deklaratës së pavarësisë (meqë për 1 vit u hoq dorë dhe u shpall moratorium mbi nenin 17 të kushtetutës dhe nenet 8 e 9 të deklaratës së pavarësisë)
– Rezultate konkrete për të pagjeturit
– Dëmshpërblim për reparacionet e luftës
– Përgjegjësi të Serbisë për krimet e kryera në Kosovë
– Eliminim të plotë të barierave jotarifore që Serbia i ka vënë Kosovës.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment