Showbiz

Reagon për herë të parë Princi i Përputhen: Nuk kam precedentë penalë

Pak ditë më parë në rrjet qarkulloi një video e konkurrentit të "Përputhen", Princit. Nw video shfaqej shoqëruar nga policia, së bashku me disa persona të tjerë të panjohur për publikun.
Featured image of article: Reagon për herë të parë Princi i Përputhen: Nuk kam precedentë penalë Princ

TIRANË– Njëri nga konkurentët e “Përputhen”, Princ u shfaq në një video që bëri xhiron e rrjetit ku shoqërohej nga policia bashkë me disa djemë të tjerë të panjohur.

Ditën e djeshme  në “Përputhen”, Princi sqaroi më në fund se çfarë fshihej pas asaj video-je. Konkurenti tha se është shoqëruar në rajon tre vite më parë, por preferoi të mos e zbulonte arsyen.

Ai tha se nuk ka qenë asgjë serioze dhe ka dalë menjëherë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nuk kam dëshirë të flas për atë pjesë. Ta përmbledh shkurt. Thjesht jam shoqëruar në rajon, kam hyrë te një derë, kam dalë nga dera tjetër. Kaq! Nuk ka qenë një gjë serioze. Nuk kam precedentë penalë. Jam para tre vitesh aty. Më i zgjuar se dje dhe më budalla se nesër”, tha Princi.

Princ

(o.l./dosja.al)

Shto Koment