Rajoni

Reagon Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë pasi Vuçiç kërkoi leje për të vizituar Prishtinën:  Kërkesa e tij është ofendim më shumë se provokim

Ajo ka thënë se kjo kërkesë është e papranueshme në këtë kohë kur Kosova po përballet me rihapjen e plagëve të zbulimit të varrezave masive të shqiptarëve që janë vrarë dhe masakruar në luftë.
Featured image of article: Reagon Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë pasi Vuçiç kërkoi leje për të vizituar Prishtinën:  Kërkesa e tij është ofendim më shumë se provokim Foto Ilustruese

KOSOVË- Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë, ka reaguar pas kërkesës së Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç që të vizitojë Prishtinën së bashku me Kreun e zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq, Ministrin e Punëve të Jashtme, Aleksandër Vulin dhe Marko Gjuriq. Në një deklaratë Ministria ka njoftuar se e ka refuzuar këtë kërkesë dhe se e konsideron si ofendim më shumë se provokim.

Ajo ka thënë se kjo kërkesë është e papranueshme në këtë kohë kur Kosova po përballet me rihapjen e plagëve të zbulimit të varrezave masive të shqiptarëve që janë vrarë dhe masakruar në luftë. Më tej, në deklaratë thuhet se Serbia nuk është në gjendje që ta trajtojë të kaluarën e saj kriminale, prandaj kërkohet që institucionet ndërkombëtare të vendosin drejtësinë e munguar.

Deklarata e plotë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Kërkesa e Vuçiq, Vulin, Gjuriq e Petkoviq për të vizituar Kosovën, në një kohë kur Kosova përballet me rihapjen e plagës e dhimbjes së madhe të personave të pagjetur, dhe zbulimit të varrezave masive të shqiptarëve të vrarë e masakruar në luftë, 21 vjet më pas, është ofendim më tepër se provokim. Meqë institucionet e Kosovës të angazhuara për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, tanimë kanë pranuar ftesën për pjesëmarrje në vazhdimin e gërmimeve në varrezën masive në Kizhevak të Serbisë dhe do të jenë aty gjatë javës së ardhshme, edhe vizita e paralajmëruar e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës znj. Meliza Haradinaj-Stublla, shtyhet për një kohë tjetër. Qytetarët e Kosovës, familjet e të pagjeturve, të vrarëve dhe të masakruarve nga forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe, pyesin me të drejtë se çka do të ndodhë pas zbulimit të varrezave masive dhe rivarrosjes? Deri kur drejtësia ndërkombetare do të lejojë, që po ata që kryen krimet te kryejnë edhe hetimet e gjykimet? Serbia, nuk është në gjendje ta trajtojë të kaluarën e saj kriminale, andaj kërkohet ndërhyrje ndërkombëtare në këto rrethana, që drejtësia e munguar për viktimat e gjenocidit serb në Kosovë të vihet në vend,” shkruhet në deklaratën e plotë.

Pergjigja e Ministrise se Puneve te Jashtme

Lajmi se Presidenti serb Aleksandër Vuçiç së bashku me Kreun e zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq, Ministrin e Punëve të Jashtme, Aleksandër Vulin dhe Marko Gjuriq dorzuan një kërkesë për të vizituar Prishtinën është bërë i ditur nga mediat fqinje mëngjesin e sotëm.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment