Bota

Reagon Ministria e Mbrojtjes pas vrasjes së shkencëtarit iranian: Autorët i pret hakmarrja e ashpër

Në një deklaratë, gjeneral-majori i Ministrisë së Mbrojtjes, Mohammad Bagheri është shprehur se grupet terrorise dhe autorët e këtij akti do të dënohen shumë ashpër.
Featured image of article: Reagon Ministria e Mbrojtjes pas vrasjes së shkencëtarit iranian: Autorët i pret hakmarrja e ashpër Mohammad Bagheri

IRAN-Ministria e Mbrojtjes së Iranit, ka reaguar pas vrasjes së shkencëtarit Mohsen Fakhrizadeh. Në një deklaratë, gjeneral-majori i Ministrisë së Mbrojtjes, Mohammad Bagheri është shprehur se grupet terrorise dhe autorët e këtij akti do të dënohen shumë ashpër. Në video-mesazhin e tij të ngushëllimit për familjarët e viktimës tha se  nuk do të ndalen kurrë së ndjekuri autorët e vrasjes së shkencëtarit.

“Vrasja e tij, megjithëse ishte një goditje e hidhur dhe e rëndë për mbrojtjen e vendit, armiqtë duhet ta dinë se rruga e nisur nga Fakhrizadeh nuk do të ndalet kurrë. Grupet terroriste dhe autorët e këtij akti të verbër duhet ta dinë gjithashtu se hakmarrja e ashpër i pret. Ju sigurojmë që ne nuk do të ndalemi së ndjekuri dhe ndëshkuar autorët e kësaj vrasjeje të dëshmorit Mohsen Fakhrizadeh, ” ka thënë ai .

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mohsen Fakhrizadeh Mahabadi, shkencëtari Iranian që njihej si ‘babai i bombës iraniane’ ka mbetur i vdekur si pasojë e një atentati. Lajmin e kanë bërë me dije mediat iraniane dhe më pas Ministria e Mbrojtjes së Iranit, në një deklaratë për mediat, konfirmoi vdekjen e Mohsen Fakhrizadeh.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment