Sport

Reagon Eden Hazard, u kërkon falje tifozëve “los blancos”

Sulmuesi belg ka kërkuar falje tifozëve madrilenë për foton që ka bërë xhiron e botës
Featured image of article: Reagon Eden Hazard, u kërkon falje tifozëve “los blancos”

SPANJE – Eden Hazard është bombarduar me kritika nga të katërta anët, pas pamjeve që u shfaqë, ku ai u dallohej duke qeshur me dy futbollistë të Chelsea, disa sekonda pas eliminimit të Real Madridit nga Champions League.

Pas një heshtjeje paksa të zgjatur, sulmuesi belg, Eden Hazard ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku ka thënë se askush s’duhet të dyshojë në dëshirën që ai të luajë për Realin, duke kërkuar edhe falje për veprimin e tij të paqëllimshëm.

“Më falni, kam lexuar shumë mendimin e të gjithëve lidhur me mua dhe asnjëherë nuk ka qenë qëllimi t’i ofendojë tifozët e Realit. Gjithmonë ka qenë ëndrra ime të vija në Madrid dhe kam ardhur këtu për të fituar”, ka shkruar ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sulmuesi Hazard lë të nënkuptohet, se tani është i fokusuar në pjesën e mbetur të sezonit, ku synon dhe shpreson ta fitojë sërish La Ligën. “Sezoni s’ka përfunduar dhe së bashku ne duhet të luftojmë tani për La Ligën, Hala Madrid!”. 

B.T (Dosja.al)

Shto Koment