Politike

Reagimi për ‘bombën’ e Bild/ Rama i ‘tërheq’ veshin Donika Prelës: Me shumë vonesë

Kryeministri është shprehur se drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka reaguar me vonesë për fat të keq.

Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën e drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, në lidhje me përgjimet e Bild.

Në takimin e tij në Urën Vajgurore, Rama u shpreh se reagimi i Prelës ëstë shumë i vonuar.

Më tej kryeministri theksoi se këto zbulime janë një abuzim i madh me ligjin dhe nxjerrjen e sekretit hetimor për politik dhe kundër Shqipërisë.

Dëgjojeni deklaratën e drejtueses së Prokurorisë për Krime të Rënda. Me shumë vonesë për fat të keq, por ka shpjeguar arsyen se përse këto zbulime të mëdha, janë një abuzim i madh me ligjin dhe nxjerrjen e sekretit hetimor për politik dhe kundër Shqipërisë, dëgjojeni dhe lexojeni kush janë personat që i kanë mbajtur në sirtar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Prokurorët i kanë çuar te partia për t’i përdorur për politik, sepse i bashkon shumë gjera ata: Lufta kundër Reformës në Drejtësi. Prokurorë e politikanë që i tremben Reformës në Drejtësi. Të gjitha ato që kanë ndodhur “drejtësia vonon, por harron”. Drejtësia ka vonuar shumë, por mos harroni që nuk po bëjmë drejtësi popullore, por ndërtojmë një sistem drejtësie me ndërkombëtarët ku prokurorët e gjykatësit nuk do të kenë lidhje me politikanët,”- tha Rama.  

Drejtuesja e Krimeve të Rënda, Donika Prela, ka dalë sot para mediave ku ka dhënë detaje në lidhje me dosjen “339”. Prela tha se në fillim hetimet janë nisur për trafik drogë dhe më pas për korrupsion të funksionarëve të lartë vendor. Ajo shtoi se kanë qenë katër prokuror që kanë hetuar këtë dosje dhe materialet që janë 624 CD nuk janë transkriptuar.

(f.m & a.s/dosja.al)

Shto Koment