Politike

‘Ilir mos e çmend Presidentin’, Tedi Blushi reagon kundër Manjës: Zëdhënësi i Dosjes së Dibrës, fakte të reja do bëjnë të harrohet 184-a

Pas këtij reagimi pa ardhur një përgjigje nga Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi dhe e fton që të marrë pjesë nesër në konferncën për shtyp në Presidencë. Po ashtu Blushi e quan zëdhënës së Dosjes së Dibrës dhe të bëj pyetje dhe debat para gazetarëve.
Featured image of article: ‘Ilir mos e çmend Presidentin’, Tedi Blushi reagon kundër Manjës: Zëdhënësi i Dosjes së Dibrës, fakte të reja do bëjnë të harrohet 184-a Ulsi Manja, Etilda Gjonaj, Ilir Meta dhe Tedi Blushi

TIRANË- Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ka ironizuar thirrjen e Presidentit Ilir Meta për tubim në datën 2 mars. Në një reagim në Facebook, Manja shkruan se Presidenti nuk duhet të dëgjojë Metën dhe Ilir mos të çmend Presidentin.

Zoti President mos e dëgjo Ilir Metën dhe ti zoti Ilir mos e çmend Presidentin! Gjeni gjuhën e bashkëpunimit sa më parë se mirë u bëtë gazi i botës, po po e bëni edhe Shqipërinë gazin e botës! Ju lutem, takohuni dhe ulni gjakrat, mos u kacafytni brenda të njëjtës kokë. Duhet qetësi!”, shkruan Manja.

Pas këtij reagimi pa ardhur një përgjigje nga Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi dhe e fton që të marrë pjesë nesër në konferncën për shtyp në Presidencë. Po ashtu Blushi e quan zëdhënës së Dosjes së Dibrës dhe të bëj pyetje dhe debat para gazetarëve.

“Ftohet zëdhënësi i Dosjes së Dibrës të marrë pjesë nesër në konferencën e radhës për shtyp në Presidencë, e madje të bëjë pyetje dhe debat para gazetarëve, jo vetëm si kryetar i Komisionit të Ligjeve dhe lider i reformës në drejtësi, por dhe si filozof i paparë që u shfaq sot. Me qetësi dhe drejtësi! Deri në 2 mars jemi të bindur se do bashkohesh me mbarë popullin kundër grushtit të shtetit. Se faktet e reja tronditëse do bëjnë të harrohet dhe Dosja 184. Presidenti të pret nesër në Presidencë, t’i dëgjojë këshillat e tua nga afër. Ai do të trajtojë me më shumë përulësi, se sa e trajtove ti në Komisionin Parlamentar. Të presim!”, është ky reagimi i Zëdhënësit të Presidentit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas kësaj deklarate, një reagim tjetër kundër Meës ka ardhur nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Në një reagim Gjonaj shkruan se çdo ligj i miratuar ka kalaur me konsensusin e SHBA-BE dhe dënon agresionin ndaj Elisa Spiropalit.

Jo thjesht për të ardhur keq, po për t’u ndjerë shumë keq, kur sheh e dëgjon se si kreu i shtetit ka humbur arsyen! Kujtoj vetëm se: ÇDO LIGJ APO AMENDIM QË KEMI MIRATUAR LIDHUR ME DREJTËSINË KA KONSENSUSIN E SHBA/BE! Ndërsa agresioni ndaj Elisës s’meriton koment po vetëm mëshirë!”, shkruan Etilda Gjonaj.

Ilir Meta i bëri thirrje popullit që më 2 mars të dalë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kundër “grushtit të shtetit”. Meta tha se më 2 mars do të firmosë dekretin e parë përballë popullit në Bulevard për të shpartalluar grushtin e shtetit. Pas kësaj deklarate të shumta kanë qenë reagimet nga eksponentë të maxhorancës. Elisa Spiropali, Sandër Lleshaj, Ulsi Manja dhe Etilda Gjonaj janë shprehur kundër Metës, por kanë marrë përgjigje nga zëdhënësi i Presidentit.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment