Politike

Reagimi i ashpër i Yuri Kim, Murrizi: Rama-Basha-Meta kanë zhvilluar një takim të fshehtë në Golem

I ftuar në emisionin ‘Repolitix’, Murrizi tha se për shkak të këtij takimi ka ardhur reagimi i fortë i ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim, për marrëdhënie të fshehtë kundër Reformës në Drejtësi.
Featured image of article: Reagimi i ashpër i Yuri Kim, Murrizi: Rama-Basha-Meta kanë zhvilluar një takim të fshehtë në Golem Myslim Murrizi

TIRANË– Deputeti dhe kreu i grupit demokrat në Parlament, Myslym Murrizi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama, kryedemorkati Lulzim Basha dhe Presidenti Ilir Meta janë takuar fshehurazi në Golem.

I ftuar në emisionin ‘Repolitix’, Murrizi tha se për shkak të këtij takimi ka ardhur reagimi i fortë i ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim, për marrëdhënie të fshehtë kundër Reformës në Drejtësi.

Pjesë nga biseda

Murrizi: Reagimi i ambasadës Amerikane ka ardhur pas takimit të Ramës, Bashës dhe Metës në Golem. E dinë këtë ustallarë. Zoti Duka nuk ka qenë. Nuk besoj se ai sinjal vjen për takimin publik të Metës me aleatët e PD-së, se ai ka qenë i hapur. Takimi i Metës me Bashën, Mediun dhe Dulen e Shehut është takim publik me kamera, ka qenë ditë e enjte në mëngjes. E ka fjalën për takime jashtë kamerës, takimi i këtyre që e quan “thikë pas shpine”. Meta ka firmosur ndryshimin e Kodit Penal, nuk është pjesë e një pazari pas kurrizi. Nuk e ka për takimin legal, po për takimin ilegal.

Koçi: Po të kishte takim të tillë Meta s’do ishte kaq nervoz

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Murrizi: Ndoshta kanë mbetur të pakënaqur nga takimi.

Koçi: Është riaktivizuar nervozizmi i Metës

Murrizi: Unë nuk jam psikolog, e njeh ti më mirë. Meta është acaruar për hatër të mospasjes, mendoj se është acaruar nga takimi. Ajo zona ka reaguar për këtë. 

(f.m/dosja.al)

Shto Koment