Aktualitet

Reagimet kundër të Çelës dhe SPAK, gazetarja Lala sqaron: Me ndryshimet ligjore rrezikohet që ngrihet një mega-polici

Lala u shpreh se në nenin 35 të ligjit parashikohet që policia mund të bëjë përgjime në ambiente publike edhe pa marrë autorizimin e një prokurori.
Featured image of article: Reagimet kundër të Çelës dhe SPAK, gazetarja Lala sqaron: Me ndryshimet ligjore rrezikohet që ngrihet një mega-polici Klodiana Lala, gazetare

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka sqaruar sot për ndryshimet ligjore të propozuara nga qeveria që i japin fuqi të reja Policisë së Shtetit. E ftuar në studion e lajmeve në News 24, Lala u shpreh se në nenin 35 të ligjit parashikohet që policia mund të bëjë përgjime në ambiente publike edhe pa marrë autorizimin e një prokurori.

Kryeprokurori Olsjan Çela vendosi të dalë kundër qeverisë për këtë pr/ligj duke arsyetuar se cënon liritë dhe të drejtat e individit. Qeveria po tenton t’i japë dorë të lirë policisë që të kryejë përgjime në ambiente të hapura dhe brenda transportit publik pa marrë autiorizimin e prokurorit. Sipas Çelës kjo bie ndesh me Kushtetutën, cënon rëndë liritë dhe të drejtat e njeriut.

Çështja e përgjimeve është e regulluar, duhet autorizim i prokurorit, mund ta vendosë edhe oficeri por duhet të lajmërojë menjëherë prokurorin. Ky ligj bie ndesh me Kodin e Porcedurës Penale dhe me Kushtetutën. Ka vënde si Amerika që e praktikojnë këtë gjë por ne kemi një polici problematike. I kemi pasur të lidhur me trafikant dorge apo kishin lidhje me kriminelë. Një punonjës policië që bashkëpunon me trafkantët nuk mendoni që do ketë dorë të lirë të favorizojë atë griup kriminal në lidhje me kundërshtarët e tij?”, u shpreh Lala.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më herët kundër ndryshimeve ligjore ka dalë kryeprokurori Olsian Çela dhe kreu i SPAK, Arben Kraja, Të dy drejtuesit shprehen se po favorizohet policia dhe ata nuk mund të raportojë tek ministri i Brendshëm, pasi janë të pavarur.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment