Psikologji

Reagimet impulsive tek fëmijët, Lira Gjika ja vë fajin prindërve

Psikologia Lira Gjika ka trajtuar një temë shumë delikate mbi rritjen dhe mirëedukimin e adoleshentëve duke na dhënë një tezë të re e cila hedh poshtë marrëdhënien “prindërit si shokë”. Një shkrim interesant që i bën prindërit të reflektojnë mbi marrëdhëniet prind-fëmijë dhe të ndërgjegjësohen me veprimet e tyre.
Featured image of article: Reagimet impulsive tek fëmijët, Lira Gjika ja vë fajin prindërve Lira Gjika, psikologe

Të gjithë prindërit hasin vështirësi në rritjen e fëmijëve. Çdo etapë  është shumë e rëndësisshmë, që kur është një foshnje e deri kur fillon të rritet e të shfaqi sjelljet e para prej adoleshenti. Shumë njerëz mendojnë që mënyra më e mirë për të kaluar një adoleshencë pa probleme është që t’i bëhemi shokë fëmijëve. Mirëpo psikologia Lira Gjika nuk e mendon fare kështu, por e kundërshton bindshëm.

“Prindërit nuk mund dhe nuk duhet të jenë shokë me fëmijët e tyre
Forma e marëdhënies, ku prindi bëhet dhe shok me fëmijën, po akuzohet gjithmonë e më shumë nga specialistët që merren me studimin e psihës njerëzore, sidomos ata që kanë në qëndër studimin e periudhës më të vështirë të jetës së njeriut, adoleshencën. Truri i adoleshentit nuk e ka mbaruar pjekjen dhe ka nevojë për “kufi” të qartë që të mund të vazhdojë procesin e rritjes. Në këtë fazë të jetës njeriu adoleshent, gati gati e ka të pamundur të mendojë për pasojën negative të një veprimi. Shpesh nuk realizon pakthyeshmërinë e një veprimi, si shpejtësia e madhe apo vetëvrasja. Shpesh është veprimi që e mer përpara dhe jo ai të kontrollojë veprimin. Pra të kuptuarit e pasojave të një veprimi është shumë e vështirë për adoleshentin. Adoleshenti gjithashtu “pushtohet”nga reagime impulsive shumë të fortë që kërkojnë shumë mund për tu mbajtur nën kontroll duke krijuar shumë vështirësi në sjelljen e tij.
Prindërit duhet tu vendosin regulla dhe kufi fëmijës adoleshent, i cili jeton çaste të vështira e komfuze, pasi “kufit” janë si patericat. E ndihmojnë, madje e shpëtojnë adoleshentin. Prindërit duhet të jenë prezent dhe të besueshëm. Ata duhet të jenë model për ta, jo shokë. Shokët i zgjedh vëtë adoleshenti dhe për më tepër që ky është një proces tjetër shumë i rëndësishëm, zgjedhja dhe pranimi i një tjetri si vetja që nuk ka lidhje gjaku. 
Kjo zgjedhje që prindërit bëhen shokë me fëmijën sipas specialistëve është një përzjerje e përtesës me paaftësinë e të rriturit për të bërë detyrën dhe të durojë presionin e energjisë së adoleshentit, por nuk ka rrugë tjetër. I rrituri në përgjithësi dhe prindi në veçanti, është si kapiteni që jep komandën, drejton, i mëson rregullin dhe i nxjer nga beteja fitimtarë. Prindi shok jo vetëm që e lë vetëm adoleshentin në fushën e betejës së jetës, por i tregon se të jesh i rritur, nuk është gjë tjetër, por një njeri që po i mbarojnë energjitë. Kjo mënyrë po përhapet me të shpejtë edhe te ne.”-shprehet Lira Gjika.

Tema që ka trajtuar psikologia është një temë delikate e cila meriton vëmendje të veçantë dhe duhet marrë me seriozitet nga të gjithë prindërit që po kalojnë këtë etapë me fëmijët e tyre.

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment