LIVE UPDATES
Bota

Reagime nga Gjermania për zgjedhjet në Kosovë, pritet pozitivisht fitorja e Albin Kurtit

10 Tetor 2019, 05:58 Nga DOSJA
Reagime nga Gjermania për zgjedhjet në Kosovë, pritet pozitivisht

Ndërsa shtypi gjermanofon është përgjithësisht entuziast pas fitores së Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në Kosovë, qeveria gjermane është ende në vëzhgim.

Berlini zyrtar është në pritje të koalicionit të ri dhe ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare. Siç mësoi DW nga qarqet qeveritare në Berlin, fitorja e Albin Kurtit është pritur në Berlin me ndjenja të përziera: Nga njëra anë konsiderohet si diçka pozitive që pushteti ekzekutues nuk është më në dorë të komandantëve të UÇK-së, nga ana tjetër ka ende shumë ekspertë të fushës që nuk shohin ndonjë ndryshim thelbësor te natyra e Albin Kurtit dhe që besojnë se me ardhjen e Kurtit në pushtet do të rriten tendencat panshqiptare.

Një zyrtar i lartë nga Berlini i tha DW se tani i takon LDK-së që të dalë me një pozitë të fortë nga negociatat e bashkëqeverisjes, për të evituar kësisoj ndonjë dëm të mundshëm në politikën e jashtme.

Deutschland Balkan-Treffen in Berlin | Merkel und Macron begrüßen Hashim Thaci (picture-alliance/dpa/M. Kappeler)
Thaçi – Merkel – Macron – në kuadër të samitit të Berlinit për Ballkanin

Ndryshim epokash

Gazetat gjermane duken më entuziaste për kthesën historike të Kosovës me ardhjen ne krye të saj të Albin Kurtit, një luftëtar i shpallur kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Keno Verseck në Spiegel Online e quan fitoren e Kurtit dhe Osmanit një “ndryshim epokash”. Në artikulli me titullin “Der Antiautokrat” (Antiautorkati) ai shkruan:

“Një efekt e kanë arritur që tani zgjedhjet parlamentare të së dielës në Kosovë është se pas “Revolucionit shumëngjyrësh” në Maqedoni në vitin 2016, ato dërgojnë një sinjal tjetër të fortë për të gjithë Ballkanin Perëndimor – dhe për Bashkimin Evropian. Është sinjali se shumica e votuesve janë të lodhur nga sunduesit e tyre të korruptuar, të cilët për vite me radhë konsiderohen partnerë gjoja të mirë të Brukselit. Në fillim të vitit dhjetra mijëra dolën në rrugë në Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Mal të Zi dhe Serbi – pa sukses. Kosova nuk ishte pjesë e kësaj “Pranvere ballkanike” të shkurtër. Por qytetarët e saj thjesht preferuan të mos ua japin më votën korrupsionit dhe autokracisë.”

Kosovo Parlamentswahl 2019 Vjosa Osmani (AFP/A. Nimani)
Vjosa Osmani – Mbi të bie tani barra e negociatave për koalicion – Pritshmëritë janë të mëdha

Negociata të vështira

Gazeta e përditshme tageszeitung (taz) e sheh gjithashtu si shenjë pozitive ndërrimin e pushtetit në Kosovë, por parashikon negociata të vështira koalicioni, edhe për faktin se lufta kundër korrupsionit që ka premtuar Kurti prek edhe disa përfaqësues të LDK-së. “Do të varet nga ajo (LDK, shën i përkth.) nëse zgjedhjet vërtet do të sjellin një kthesë historike në historinë e Kosovës dhe rajonit, apo jo”, shkruan në artikullin e tij në taz, korrespondenti i Evropës Juglindore, Erich Rathfelder.

Korrespondentja e gazetës austriake Der Standard, Adelheid Wölfi, i quan zgjedhjet e së dielës në Kosovë një “model demokracie” për faktin që Kosovarët i hoqën me votën e tyre elitat e korruptuara. Wölfi parashikon tensione brenda koalicionit të ardhshëm sidomos në lidhje me negociatat Serbi-Kosovë.

“Një koalicion i Albin Kurtit dhe lëvizjes së tij të majtë nacionaliste Vetëvendosje me LDK-në Konservatore dhe kandidaten e tij kryesore, 37-vjeçaren e shkolluar në SHBA, Vjosa Osmani, ndoshta do të jetë një eksperiment freskues. Tensioni mund të rritet kur të rifillojë dialogu me Serbinë”, – shkruan Wölfl më tej duke shtuar si argument se “LDK-ja është shumë më e prirë t’i nënshtrohet presionit të SHBA-së se Kurti.”

Marrë nga DW

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019 albin kurti zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën