Aktualitet

Shkarkimi i gjyqtarit që dënoi Tahirin, Flamur Vezaj: Nuk e donte partia,  Mustafaj ka integritet dhe s’ka lidhje me kriminelët

Gazetari shton se Mustafaj ka dhënë dhjetëra dënime me burgime të përjetshme dhe shkarkimi është bërë një anëtare e KPK-së që ka pasur probleme me ligjin.
Featured image of article: Shkarkimi i gjyqtarit që dënoi Tahirin, Flamur Vezaj: Nuk e donte partia,  Mustafaj ka integritet dhe s’ka lidhje me kriminelët Ardit Mustafaj dhe Flamur Vezaj

TIRANË- Gazetari Flamur Vezaj ka reaguar pas shkarkimit nga detyra të gjyqtarit Ardit Mustafaj. Sipas Vezajt, Mustafaj nuk e ka merituar shkarkimin, pasi ka është një gjyqtar me integritet dhe nuk ka vendosur gjoba e nuk shoqërohej me kriminel. Gazetari shton se Mustafaj ka dhënë dhjetëra dënime me burgime të përjetshme dhe shkarkimi është bërë një anëtare e KPK-së që ka pasur probleme me ligjin.

Ardit, nuk te do partia! Ardit Mustafaj i bashkohet atyre pak prokuroreve dhe gjyqtareve qe nuk e merituan shkarkimin! Nga eksperienca ime dhe njohja ne distance si gazetari me gjyqtarin ai nuk e meritonte te shkarkohet pasi nuk ishte nga ata gjyqtaret qe vendoste gjoba, kishte tarife gjykimi, shoqerohej me kriminel apo bente kompromise me ata! Ishte korrekt dhe fjale pak e hic me pak ta shikoje ndonjehere kafeve per rreth gjykates sic rrinin shume prej gjyqtareve me palet apo avokatet qe kishin ceshtje!

Vec ketyre ai ishte ne mesin e atyre gjyqtareve qe eshte kercenuar disa here per shkak te detyres dhe prap nuk ka heq dore nga gjykimet e ceshtjeve! Nuk po numeroje ceshtjet qe ka gjykuar apo burgimet e perjetshme qe ka dhene por mendoj se nuk e meritonte te shkarkohet e hic me pak nga anetare te KPK-se qe kane pas probleme me ligjin apo nuk justifikojne pasurine qe kane! Por fal partise dhe selektimit partiak jane aty ku jane tani per te bere kurban edhe ata gjyqtare e prokurore qe nuk i binden “reformatoreve” te partise ! Ata nuk ta falin Ardit se ti denove mes tjereve edhe njerin prej tyre “superministrin” Tahiri! #Kush e ka radhen#”, shkruan Vezaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme, Ardit Mustafaj, ka ngecur në rrjetën e Vettingut. Pas hetimeve në tri shtyllat, pasurinë, aftësitë profesionale dhe pastërtinë e figurës, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur që të shkarkojë Mustafajn. Sipas KPK-së, Mustafaj rezultoi se kishte probleme me pasurinë, ndërsa në dy shtyllat e tjera ishte i pastër.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment