Politike

RD i ‘sulet’ Topallit: Një grua e shpërfyturuar, që është kthyer në pastruese të “Rilindjes” dhe që e tund Rama. Je kartë e djegur

“Rilindja Demokratike” ka sulmuar ish-kryeparlamentaren dhe numrin dy të kësaj partie në kohën e Sali Berishës, Jozefina Topallin.
Featured image of article: RD i ‘sulet’ Topallit: Një grua e shpërfyturuar, që është kthyer në pastruese të “Rilindjes” dhe që e tund Rama. Je kartë e djegur Jozefina Topalli

TIRANË- Gazeta zyrtare e Partisë Demokratike, “Rilindja Demokratike”, ka sulmuar ish-kryeparlamentaren dhe numrin dy të kësaj partie në kohën e Sali Berishës, Jozefina Topallin.

Në artikullin e publikuar, ish-deputetja është akuzuar se ka kaluar në “kampin” e kryeministrit Edi Rama, këtë të fundit sipas artikullit e mbron. 

“U shfaq sërish Jozefina. Ajo që nuk flet ansjëherë par hallet e shqiptarëve, por kujtohet sa herë ka hall Rama. Sa herë i del ndonjë kriminel, ajo shfaqet me telekomandën e Kryeministrisë dhe si një robot përcjell në facebook statuset që i shkruajnë oborrtarët në qeveri. Një shpërfytyrim i asaj që ka pasur të gjitha privilegjet e pushtetit të PD dhe tani mundohet të kapë çfarë të mundet nga regjimi kriminal duke u kthyer një pastruese të njollave të kreut të organiztaës kriminale. Përpiqet të hiqet si mbrojtëse e të djtahtës shkodrane në një kohë që kur ishte atje ku ishte në pushtet shkonte në Shkodër dhe kërkonte të majtët, se të djathtët mendonte se i kishte në xhep. E mbushi administratën e Kuvendit me të majtë nga Shkodra dhe në krye të institucioneve kryesore të Shkodrës vendoste ata pak të majtë që ti kërkoje me qirinj nuk i gjeje në Shkodër. Rama e tundi sërish sot Jozefinën nga gjumi letargjik për të hequr sado pak vëmendjen nga kriza e rëndë në të cilën ndodhet dhe bomba që i ka shpërthyer me trafikantit të rradhës të drogës që e emëroi në krye të Bashkisë së Shkodrës. Jozefina që mundohet të bëjë opozitën e opozitës pa kuptuar se përtej luksit të saj të siguruar nga privilegjet e pushtetit të djeshëm dhe regjimit të sotëm, ka një popull që nuk jeton si ajo dhe që të vetmin shpëtim e shikon tek largimi i së keqes. Jozefina e ka kuptuar se tani është një kartë e djegur, se askush nuk i shkon më pas dhe se koha e saj ka perënduar një herë e mirë ndaj ka venosur ti ngjitet nëpër këmbë kreut të qeverisë për të kapur çfarë të mundet. Mirë e bën. Kap çfarë mund të kapësh, por vetëm shpejt se nuk i dihet, dhe ndoshta nga Tetori nuk do të kesh më çfarë të kapësh”, thuhet në shkrimin e “RD”.

Ditën e sotme ish-deputetja e Shkodrës, Jozefina Topalli akuzoi Bashën se ishte pikërisht ai personi që ia dha mundësinë Valdrin Pjetrit të shkonte në Shkodër pas djegies së mandateve.

Pas reagimit të saj, PD dega Shkodër u kundërpërgjigj me pretendimin se Topalli gjatë kohës që qeveriste PD-ja, për hatër të Luigjit, babait të Valdrinit dhe mikut të saj, e promovonte Pjetrin në poste drejtuese.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment