Rajoni

Rasti ‘Zhvatja’/ Sot publikohen ‘bombat’ e reja, paralajmërimi i gazetarit italian

Sot publikohen ‘bombat’ e reja për rastin "Reket" në Maqedoninë e Veriut.
Featured image of article: Rasti ‘Zhvatja’/ Sot publikohen ‘bombat’ e reja, paralajmërimi i gazetarit italian Foto nga përgjimet e para

Maqedoni i Veriut- Tensione në Maqedoninë e Veriut. Ditën e sotme pritet të publikon përgjime të reja për rastin “Reket”  ose “Zhvatja”.

Këtë paralajmërim e ka dhënë gazetari italian, Laris Gaiser, përmes një statusi në Facebook,  ku ka njoftuar se sot, më datë 13 gusht, duke nisur nga ora 11:00, në Raido Kapodistrija do të publikojë fakte të reja mbi rastin në fjalë.

“Maqedonia: Nesër 13 gusht, duke nisur nga ora 11:00, në Raido Kapodistrija. Brenda fakteve, drejtpërdrejtë në studio”, njoftoi Gaiser një ditë më parë.

Gazeta italiane “La Verita” në edicionin on-line, disa ditë më parë publikoi një video nga takimi i të dyshuarve në rastin “Zhvatja”,  Bojan Jovanovski “Boki 13” dhe Zoran Mileski-Kiçec me biznesmenin Jordan Kamçev.

Në videon e publikuar, e cila është filmuar në shkurt të këtij viti, dëgjohet një bisedë e Jovanovskit dhe Kamçevit për një çështje të Prokurorisë Speciale, në të cilën përmendet emri i prokurores speciale publike Katica Janeva. Në përgjimet përmendet edhe Zoran Zaev.

J.V/Dosja.al 

 

Shto Koment