Politike

Rasti i Valdrin Pjetrit zbulon dështimin/ Zbardhet marrëveshja mes Zgurit dhe Arta Markut 3 muaj para zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë dështuar të zbatojnë ligjin e dekriminalizimit të cilin vetë ato u angazhuan tre muaj para zgjedhjeve për ta respektuar.
Featured image of article: Rasti i Valdrin Pjetrit zbulon dështimin/ Zbardhet marrëveshja mes Zgurit dhe Arta Markut 3 muaj para zgjedhjeve Klement Zguri, Valdrin Pjetri dhe Arta Marku
Përditësuar:

TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë dështuar të zbatojnë ligjin e dekriminalizimit të cilin vetë ato u angazhuan tre muaj para zgjedhjeve për ta respektuar. Report Tv ka siguruar marrëveshjen të cilën më 12 mars 2019, tre muaj para zgjedhjeve të 30 qershorit Klement Zguri dhe Arta Marku firmosën duke marrë përsipër të verifikonin në mënyrë të thelluar çdo kandidat në garë për zgjedhjet lokale.

Verifikim i cili do të paraprinte një ndalesë të rastit të Valdrin Pjetrit, kryebashkiakut të Shkodrës i cili rezultoi sipas dokumenteve të Partisë Demokratike se ka fshehur një arrestim e më pas dënim me burg e gjobë për shpërndarje narkotikësh në Itali.

Por çfarë është kjo marrëveshje?

Siç thuhet në gërmën ç të pikës I në këtë marëveshje, KQZ angazhohet t’i dërgojë Prokurorisë brenda afateve formularët e dekriminalizimit për të kryer verifikim të thelluar.

Nga ana tjetër Prokuroria angazhohet të kryej këtë verifikim sa më parë dhe të informojë publikun për rezultatet.

Një tjetër angazhim që marrin përsipër këto dy institucione është edhe ngritja e aplikacioneve kompjuterike të përbashkëta për të ftuar qytetarët të denoncojnë çdo rast të krimeve elektorale apo informacioneve për efekt të dekriminalizimit.

Edhe kjo pikë ka qenë krejt formale pasi si para edhe pas zgjedhjeve një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe nuk është promovuar apo të funksionojë qoftë edhe në portalet zyrtare si atë të KQZ apo Prokurorisë.

Pas kësaj marrëveshje Report Tv ka kërkuar informacion zyrtar me e-mail pranë Prokurorisë së Përgjithshme, me pyetjet:

Është person në hetim nga prokuroria shqiptare ndonjë nga këta shtetas? Duke listuar listën me kandidatët zyrtarë regjistruar në KQZ për zgjedhjet e 30 qershorit.

Ka nisur ndonjë verifikim për efekt të dekriminalizimit sipas marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Prokurorisë së Përgjithshme dhe KQZ?

Në këtë listë është edhe emri i Valdrin Pjetrit, kryebashkiakut të Shkodrës për të cilin tashmë prokuroria e krimeve të rënda pranon se ka nisur një verifikim por pas denoncimit të PD.

Ajo çka nga pikëpyetje është fakti se përse prokuroria një proces që kërkon jo më shumë se pak minuta deri në 24 orë, ka mbi dy muaj që ende se ka kryer.

Katër muaj nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të mjaftonte për të verifikuar të shkuarën e çdo kandidati, minimalisht në Europol, Interpol, apo edhe shtetet ku ata kishin qëndruar si student, emigrant apo pushime ndër vite.

Por kjo nuk ka ndodhur, edhe pse ishin më pak se sa 70 kandidat përfshi 61 të Partisë Socialiste, ata të bindjes demokratike apo edhe të pavarur.

Paçka insistimit të Report Tv për të marrë një përgjigje sipas ligjit për të drejtën e informimit ende Prokuroria e Përgjithsme dhe sektori i dekriminalizimit drejtuar prej prokurorit Arben Kraja ende nuk është përgjigjur duke shkelur çdo afat ligjorë.

Çdo verifikim i tillë edhe sipas ligjit të dekriminalizimit do t’i shërbente qytetarëve për të mos votuar persona me precedent penal në të shkuarën apo edhe vetë partive për të larguar nga radhët e tyre persona të tillë.

Por institucionet shqiptare të cilat i detyron ligji dhe paguhen me taksat e publikut, jo vetëm se kanë kryer një gjë të tillë por edhe pasi ligjit i kanë shtuar një marrëveshje, sërish gjithçka ka qenë fiktive.

Marrë nga Shqiptarja.com 

J.V/Dosja.al

Shto Koment