Politike

Rasti i Pjetrit, Balla jep lajmin: Rama gati për ndryshimin e dekriminalizimit, propozon shtrëngime (VD)

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla u shpreh se kryeministri Rama do të dorëzojë amendament në komisionin e reformës zgjedhore për dekriminalizimin.

TIRANË– Kryeministri Edi Rama do të depozitojë një amendament në Kuvendin e Shqipërisë për shtrëngime në ligjin e dekriminalizimit.

Lajmi u bë i ditur nga numri dy i PS-së, Taulant Balla, i cili u shpreh se propozimi i Ramës vinte me statusin e deputetit.

“Rasti i Shkodrës na bën të jemi të vetëdijshëm se kuadri i plotë nuk është ende i plotë. Zoti Rama nën cilësinë e deputetit do të depozitojë  amandamente për shtrëngime në verifikimin e figurave. Mirëpresim çdo propozim për të pasuruar këtë nisëm për forcimin e rrjetës në kapjen e personave me të shkuar problematike,”-tha ndër të tjera Balla.

Kuvendi i Shqipërisë ka rinisur punimet plenare ditën e sotme. Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla njoftoi se kryeministri Edi Rama do të dorëzojë një amandament për shtrëngime në ligjin e dekriminalizimit. Në 12 shtator pritet të rrëzohen 4 dekrete të Metës, teksa që nesër do të nisë shqyrtimi formal në komisionet parlamentare.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment