Politike

Rasti i Manjola Cakonit, Grida Duma rrëfen ngjarjen: Përfundoi në spital, tani shkuan dhe po i lidhin kontratën e shtëpisë

  • Rama flet për Manjola Cakonin: S’i kam braktisur. Ata që humbën nuk ua kthej dot
  • Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma u shpreh se pas telefonatës së kryeministrit Edi Rama, e reja kishte përfunduar në spital pasi ishte ndjerë në faj. 
    Featured image of article: Rasti i Manjola Cakonit, Grida Duma rrëfen ngjarjen: Përfundoi në spital, tani shkuan dhe po i lidhin kontratën e shtëpisë

    TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e ftuar në emisionin “Opinion” ka folur lidhur me rastin e Manjola Cakonit. Në fjalën e saj, Duma u shpreh se pas telefonatës së kryeministrit Edi Rama, e reja kishte përfunduar në spital pasi ishte ndjerë në faj.

    Megjithatë ajo u shpreh se opozita kishte vërtetuar që më pas Cakonit kishin shkuar për t’i lidhur kontratën.

    Grida Duma: Mbaron show dhe këta lihen në harresë. Më tha që donte që të paktën shtëpia mund të merrte se do të merrte shtëpinë. Kjo ngjaje erdhi si pasojë e faktit…Kam këtu recetat e spitalit. Mbasi bëmë denoncimin, shkuan për t’i bërë kontratën e shtëpisë. Besoj që kemi bërë veprimin më të mirë se kemi shkuar tek shtëpia e bashkëshortit të saj për t’i bërë të ditur që jemi aty. Ne bëjmë misioni për ta zgjidhur dhe për t’i mbrojtur.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ndërkohë që pak para Dumës në emision ishte kryeministri, i cili as nuk e pranoi as nuk e mohoi telefonatën. Por vetëm premtoi kushte të mira për ta pas tragjedisë.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment