Politike

Rasti i Alvinit, Spiropali: Po bëjmë detyrën pa zhurmë, situata në Siri është e komplikuar(VD)

Spiropali ka deklaruar se shteti po bën punën për gjetjen e Alvin Berishës.

Tiranë- Ministrja e Shtetit Elisa Spiropali për rastin e humbjes së Alvin Berishës në Siri është shprehur në interpelancën e sotme në Kuvendse institucionet e përfshirë po bëjnë detyrën me profesionalizëm pa zhurmë dhe bujë.

“Kas pasur shkëmbim informacione me partnerët për të shqiptarët që gjendeshin në atë zonë, por të gjithë jemi të vetëdigjshëm se përballja me këtë fenomen  kërkon para së gjithash ndërgjegjësim social, përveç komunikimit dhe ndërveprimit me partnerët. E bërë këtë përmbledhje për të gjithë ata në këtë sallë apo jashtë, që mendojnë se filluam të kujdesemi për këtë problem pas rastit të fundit. I kemi kushtuar vëmendje të veçantë luftëtarëve shqiptarë që kanë marrë pjesë në konflikt. Situata në Siri është tejet e komplikuar. Shqiptarët kanë kaluar kufijtë në mënyrë të paligjshme, ndërsa kanë ndryshuar edhe emrat, duke e bërë të vështirë identifikimin. Shqipëria është duke bërë gjithçka është e mundur për të kthyer fillimisht gratë dhe fëmijët. Hapat e ndërmarrë nuk mund të bëhen publike, pasi do të ishte e papërgjegjshme, pasi do të vinte në rrezik operacionin. Duke zbuluar identitetin e tyre i ekspozojmë përpara një rreziku vdekjeprurës. Për pasoja do u lutesha mos të kompromentojmë situatën dhe jetën e personave që po përpiqemi ti shpëtojmë. Ju garantojmë se institucionet e përfshirë po bëjnë detyrën me profesionalizëm pa zhurmë dhe bujë. Tentuam ta kthenin në gusht por  situata ndryshoi, pasi u ndez konflikti duke ngrirë operacionin. SHBA u tërhoq dhe pati luftime të forcave turke në terren.” , është shprehur ajo.

Ministrja Elisa Spiropali ishte e sot e deleguar e kryeministrit Edi Rama për të folur për çështjen sensitive të Alvin Berishës. Mos-prezenca e Ramës ngjalli debat në seancë.

J.V/Dosja.al

Shto Koment