Aktualitet

RASTËSIA! Arbër Çekaj u dënua me burg për 613 kg kokainë, paralelisht INTERPOLI nisi mega-operacionin për shkatërrimin e kartelit me në krye Eldi Dizdarin. Mbetet mister kush ishte “PESHKU I MADH”

Sërish pa përmendur emra, Çekaj përfshinte edhe politikën në procesin e tij gjyqësor duke thënë hapur se po të kishte njohje me “kokat e shtetit” nuk do të përfundonte në bankën e të akuzuarit.
Featured image of article: RASTËSIA! Arbër Çekaj u dënua me burg për 613 kg kokainë, paralelisht INTERPOLI nisi mega-operacionin për shkatërrimin e kartelit me në krye Eldi Dizdarin. Mbetet mister kush ishte “PESHKU I MADH” Arbër Çekaj dhe Eldi Dizdari

TIRANË– “Nuk jam unë peshku i madh,”-kështu shprehej në çdo seancë gjyqësore Arbër Çekaj,  pronari i kompanisë “Arbri Garden” në konteinerët me banane të së cilës në fund të shkurtit të 2018 u kapën edhe 613 kg kokainë që vinin nga Kolumbia. Sa herë që togat e zeza i jepnin fjalën, i riu kërkonte të lirohej duke u shprehur se nuk ishte ai porositësi dhe as pronari i sasisë rekord të kokainës që u kap në Maminas.

“Duke patur respektin maksimal për Amerikën, si mik i Amerikës që jam (e miku nuk gënjehet), unë nuk kam qenë e as nuk do të jem kurrë, peshk i madh apo i vogël i kokainës. Zotin Lu e kanë keqinformuar me dashje në lidhje me mua”.

Sërish pa përmendur emra, Çekaj përfshinte edhe politikën në procesin e tij gjyqësor duke thënë hapur se po të kishte njohje me “kokat e shtetit” nuk do të përfundonte në bankën e të akuzuarit.

“Nëse do të kisha miq në politikë nuk do të isha në burg. Me thënë të drejtën kam antipati për politikën, sepse ishte ajo që më futi në burg, për të bërë shoë, betejën politike të radhës, dhe kurbani i radhës isha unë”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dy ditë më parë, Gjykata e Posaçme (GJKKO) dha vendimin për të duke e dënuar me 14 vite burg për grup të strukturuar kriminal dhe trafik lëndësh narkotike. Ndërkohë që po në të njëjtën ditë, paralelisht Policia greke kishte nisur nga puna dhe prangoi dy shqiptarë në Atika, të cilët ishin pjesë e kartelit të drejtuar nga Eldi Dizdari. Ky i fundit, i cili njihet dhe me emrin Denis Matoshi (mbiemri i vajzërisë së mamasë) është kushëri i afërt me Arbër Çekaj. Lidhjen e ngushtë familjare e ka bërë me dije vetë Çekaj në një seancë gjyqësore, por nuk ka dhënë më pas detaje të tjera. 

Të kenë vallë lidhje me njëri-tjetrin në trafikun e kokainës? Çekaj ka përmendur gjithë kohës “peshkun e madh”, ta ketë pasur vallë fjalën për kushëririn e tij? Megjithatë për momentin po ia lëmë rastësisë faktin që pas marrjes së vendimit për Çekajn, nisi menjëherë aksioni ndërkombëtar për shkatërrimin e kartelit “Bello”. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment