Aktualitet

RASTËSI? Bujari u vra në të njëjtin vend ku u ekzekutua Endrit Alibej, Erioni u hakmor për vëllanë e tij, mori vesh që Talo Çela dinte ‘urdhëruesit’

Mundë të jetë rastësi? Ndoshta, por hetimet paraprake kanë zbuluar se vrasja e Çelës, vëllait të Talo Çelës, ishte mënyra e Erion Alibejt për të marrë hak për vrasjen e vëllait të tij, Endrtiit, që ia morën jetën në sy të gruas dhe fëmijëve.
Featured image of article: RASTËSI? Bujari u vra në të njëjtin vend ku u ekzekutua Endrit Alibej, Erioni u hakmor për vëllanë e tij, mori vesh që Talo Çela dinte ‘urdhëruesit’ Erion dhe Endrit Alibej, Talo dhe Bujar Çela

TIRANË– Vrasja e Bujar Çelës u krye në të njëjtin vend ku ndodhi edhe atentati që i mori jetën Endrit Alibejt, Arben Dylgjerit, dhe Erdal Durunay, shtetas turk. Mbi Endrit Alibejn, vëllai i Erion Alibejt që u vu sot në pranga, vërshoi breshëria e kallashnikovit, njësoj sic mëngjesin e një dite më parë, në Bradashesh, u vra edhe Bujar Çela.

Mundë të jetë rastësi? Ndoshta, por hetimet paraprake kanë zbuluar se vrasja e Çelës, vëllait të Talo Çelës, ishte mënyra e Erion Alibejt për të marrë hak për vrasjen e vëllait të tij, Endrtiit, që ia morën jetën në sy të gruas dhe fëmijëve.

Erion Alibej, kishte mësuar se Talo Çela dinte gjithçka rreth ekzekutorëve të Endrit Alibejt, por nuk ia kishte treguar. Kështu, duke vrarë Bujar Çelën, mori hak.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Erion Alibej u arrestua pasditen e sotme. Ai akuzohet se ka urdhëruar dhe organizuar vrasjen e Emiljano Ramazanit, Regis Runajt dhe Bujar Çelës. Alibej është vëllai i Endrit Alibejt, i cili u ekzekutua në Bradashesh, më 29 dhjetor të vitit 2018. Ai ka edhe një të shkuar në fushën e narkotikëve, pasi në vitin 2013 është arrestuar në Itali. Erion Alibej është akuzuar edhe për plagosjen e Xhoni Rustës, kushëririt të Suel Çelës.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment