Aktualitet

Raste të reja me koronavirus në Delvinë, edukatorja e fëmijëve dhe pensionistja pozitive me COVID-19

Ky është rasti i tretë brenda pak ditëve, ku arsimtarët rezultojnë të infektuar me Covid-19 në Delvinë.
Featured image of article: Raste të reja me koronavirus në Delvinë, edukatorja e fëmijëve dhe pensionistja pozitive me COVID-19 Spital

DELVINE– Janë regjistruar dy raste të reja me koronavirus në Delvinë.

Mësohet se kanë rezultuar pozitivë me koronavirus një edukatore dhe një pensioniste në këtë qytet. Menjëherë ka nisur hetimi epidemilogjik dhe janë izoluar kontaktet e këtyre personave.

Ky është rasti i tretë brenda pak ditëve, ku mesuesit rezultojnë të infektuar me Covid-19 në Delvinë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri tani, janë në karantinë një mësuese dhe dy edukatore, ndërsa e karantinuar vazhdon që të jetë edhe një sanitare kopshti.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment