Aktualitet

Raste të reja me koronavirus/ 51-vjeçari nga Durrësi ishte kthyer nga Gjermania, gënjeu mjekët por e ‘tradhëtoi’ TIMS-i

Mësohet dy ditë më parë, 51-vjeçari kishte shkuar me urgjencë në spitalin e Durrësit pasi kishte shfaqur simptoma pneumonie. Në moment ishte pyetur nga mjekët për frekuentimin e ndonjë vendi të prekur nga pandemia, për të cilin ai ishte përgjigjur: Gjermania.
Featured image of article: Raste të reja me koronavirus/ 51-vjeçari nga Durrësi ishte kthyer nga Gjermania, gënjeu mjekët por e ‘tradhëtoi’ TIMS-i Foto ilustruese

DURRËS– Një 51-vjeçar ka rezultuar pozitiv ndaj testit për Covid 19, duke e çuar në 6 numrin e të infektuarve në qarkun e Durrësit duke përfshirë këtu edhe të moshuarën që ndërroi jetë disa ditë më parë.

Mësohet dy ditë më parë, 51-vjeçari kishte shkuar me urgjencë në spitalin e Durrësit pasi kishte shfaqur simptoma pneumonie. Në moment ishte pyetur nga mjekët për frekuentimin e ndonjë vendi të prekur nga pandemia, për të cilin ai ishte përgjigjur: Gjermania.

Megjithatë ai gënjeu mjekët duke mos e treguar datën e vërtetë se kur ishte kthyer, gje që verifikua përmes sistemit TIMS. Ai është kthyer më pak se dy javë më parë, ndërsa e shoqja sapo ishte kthyer nga Milano. Pasi i është nënshtruar testit, ai ka rezultuar pozitive dhe është dërguar në spitalin e infektivit në Tiranë.

Ndërkohë mësohet se një tjetër pacient mashkull që ndodhet në urgjencë me simptoma të ngjashme me ato të koronavirusit, megjithatë ende pritet përgjigja e analizave të tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 89. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin nga shtëpia pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.”Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërsa nga e hëna orari i i ri i lëvizjes është 05:00 me 13:00.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment