Sport

Rashica merr ofertë nga klubi anglez, në mëdyshje për hapin e madh të karrierës

Gjermanët tashmë presin ofertën më të lartë për xhevahirin e tyre
Featured image of article: Rashica merr ofertë nga klubi anglez, në mëdyshje për hapin e madh të karrierës Milot Rashica

Milot Rashica është emri i nxehtë i merkatos së verës. Sulmuesi do të largohet nga Werder Bremen dhe janë shumë ekipe që e duan në skuadër. Aston Villa është klubi i radhës që ka rizgjuar interesin për të.

Anglezët duan të bindin Rashicën sepse konkurrenca për të është e madhe. Leipzig dhe Dortmund janë dy ekipet që po tentojnë sulmuesin shqiptar, ndërsa sulme ka dhe nga Serie A. Napoli po monitoron me kujdes situatën e sulmuesit të Kosovës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Werderi nga krahu tjetër është bindur se nuk do të ketë më shërbimet e sulmuesit për sezonin tjetër, prandaj po mendojnë për emrat që mund ta zëvendësojnë. Gjermanët tashmë presin ofertën më të lartë për xhevahirin e tyre.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment