Sport

“Rashica kërkohet nga Liverpool, Muriqi drejt Tottenham-it”, flet presidenti i FFK-së

"Qeveria dhe lojtarët e kombëtares na kanë ndihmuar për të kaluar krizën"
Featured image of article: “Rashica kërkohet nga Liverpool, Muriqi drejt Tottenham-it”, flet presidenti i FFK-së Ademi

Presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit, Agim Ademi, ndryshe nga homologu i tij në Shqipëri, Armand Duka, ka vetëm fjalë të mira për qeverinë dhe ndihmën e saj ndaj futbollit vendës.

“Drejtuesit e qeverisë na kanë qëndruar afër dhe kanë dhënë para për të na ndihmuar. Dua të gjej rastin të falenderoj dhe lojtarët e Përfaqësues së Kosovës, pasi na kanë ndihmuar dhe kanë dhuruar para për futbollistët e Superligës sonë”, u shpreh Ademi në “Çim Peka Live”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

I pyetur për merkaton e lojtarëve të Kosovës, ai zbuloi: “Ka shumë kërkesa për lojtarët tanë. Rashica kërkohet nga Liverpool, por dhe Leipzig. Muriqin e kërkon me ngulm Tottenham, por dhe disa skuadra në Itali. Zhegrova kërkohet në Francë dhe në La Liga”.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment