
VLORE– Duket se reperi Majk periudhën e karantinës nuk e ka kaluar dhe aq mirë pasi ai ka zbuluar se është përballur me depresionin.
Teksa është intervistuar nga emisioni “Edicioni Veror 2020” reperi e ka përshkruar periudhën e izolimit si shumë të keqe pasi i ka sjellë mërzitje për aq muaj sa zgjati mirëpo duket se nuk ka qënë vetëm por me familjen e tij.
‘Me thonë të drejtë jam mërzit, 3 muaj 4, mërzit depresion, lajme të këqija që dasht Zoti me përfundu sa ma shpejt dhe me u kthy normalitetit gjithë njerzimit. Ne karantine kam qendruar me familjen’.
Majk duket se është kënaqur shmë që më në fund ka dalë nga karantina dhe ka vendosur të pushojë në jug të Shqipërisë.
“Nuk e di sa do të qëndroj, nuk kam bërë plane. Tashmë club-et janë të mbyllura dhe vendosa të pushoj pak. Prej katër muajsh nuk kam lëvizur nga Prishtina. Tani që kam lëvizur është ndjenjë e mirë, po shoh kaltër detin.”
Gjithashtu ai foli edhe për planet e tij sa i përket karrierës muzikore. Për shkak të pandemisë Majk tha se nuk ka qenë situata që pritej pasi kishte në plan nxjerrjen e një albumi.
(A.B)/Dosja.al