Politike

Raportuesja e Shqipërisë në PE: Vijoni dialogun për zbatimin e ‘5 qershorit’, Reforma Zgjedhore rol kyç për të ardhmen evropiane të vendit

Santos shprehet se duhet të vijojë dialogu për zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit, pasi Reforma Zgjedhore është një kriter kuç për të ardhmen evropiane të vendit.
Featured image of article: Raportuesja e Shqipërisë në PE: Vijoni dialogun për zbatimin e ‘5 qershorit’, Reforma Zgjedhore rol kyç për të ardhmen evropiane të vendit Izabel Santos, raportuesja e Shqipërisë në PE

BRUKSEL- Eurodeputetja dhe raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, ka reaguar pas votimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend.

Në një postim në mediat sociale, Santos shprehet se duhet të vijojë dialogu për zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit, pasi Reforma Zgjedhore është një kriter kuç për të ardhmen evropiane të vendit.

Pëshëndes miratimin e listave të hapura në Shqipëri. Është e rëndësishme që të gjitha partitë, jashtë dhe brenda Parlamentit, të vazhdojnë dialogun konstruktiv për zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit për reformën zgjedhore, një kriter kyç për të ardhmen europiane të vendit”, shprehet Santos.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deklarata e Santos vjen pas vendimit të Kuvendit, që miratoi me 106 vota pro ndryshimet kushtetuese të propozuara nga Partia Socialiste dhe opozita parlamentare. Listat e deputetëve në zgjedhjet e vitit 2021 do të jenë të hapura ndërsa koalicionet parazgjedhore nuk do të jenë si në zgjedhjet e shkuara. Opozita tha se kjo është një maskaradë e kryeministrit për të vënë interesat personale mbi ato të shqiptarëve. Ndërsa ndërkomëbatrët shprehën zhgënjimin e tyre shprehën keqardhje, duke thënë se do të donin, që ndryshimet kushtetuese të kishin dakordësinë e të gjitha palëve.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment