Bota

Raporti për zgjedhjet e 2016, Trump s’përmbahet: Oh Zot, më erdhi fundi, jam i qi**!

  • SHBA/ Robert Mueller: Nëse doni qetësi në SHBA, Hillary Clinton duhet të hetohet sërish
  • SHBA/ Donald Trump dhe Rusia në pritje të rezultatit, përfundon raporti i hetimit nga Robert Mueller
  • Për raportin e zgjedhjeve të 2016, të hetuar nga Robert Mueller, Donald Trump është shprehur se po i vjen fundi.
    Featured image of article: Raporti për zgjedhjet e 2016, Trump s’përmbahet: Oh Zot, më erdhi fundi, jam i qi**! Donald Trump
    Përditësuar:

    SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka bërë së fundmi një deklaratë që ka ngjallur shumë debat.  “O Zoti im. Kjo është e tmerrshme. Ky është fundi i presidencës sime. Jam i q***.”, u shpreh ai teksa reagoi ndaj lajmit se avokati special Robert Mueller ishte emëruar për të hetuar ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Dyshohet se Trump mund të ketë penguar drejtësinë duke përdorur autoritetin e tij për të ndikuar në  zgjedhje.

    Prej 22 muajsh ish-drejtori i FBI-së, Robert Mueller u emërua për të udhëhequr një hetim të posaçëm për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe nëse ishte përfshirë fushata nga Donald Trump. Në edicionin informativ CNN, u trasmentua lajmi se raporti i Robert Mueller për Rusinë, që zgjati rreth 675 ditë ka përfunduar. Raporti është dorëzuar në Departamentin e Drejtësisë.

    Avokati, Robert Mueller në këtë raport ka hetuar mbi ndërhyrjen Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016. Raporti është një pikë referimi e rëndësishme, në historinë moderne të Amerikës.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Burimi: Huffpost

    J.V/Dosja.al

    Shto Koment