Dikur

Raporti për Enverin: “Fjalimi i kryeministrit Papandreu në Janinë, nxiti 6 mijë vetë te mitingu i Ilia Lekës, deputetë e ministra, që thërisnin, ‘Enver, Hitler’ dhe…”

Përpjekjet e Sigurimit të Shtetit për ta rekrutuar Ilian dhe më pas për ta arrestuar atë, dhe arratisja e Ilias së bashku me të vëllanë Kriston dhe xhaxhanë e tyre në Greqi, ku pas disa letrave kërcënuese që Ilia i bënte Enver Hoxhës, Ramiz Alisë e Adil Çarçanit, ku i’u kërkonte që ta nxirrin të atin nga burgu dhe bashkë me gruan e djalin, ta lejonin të vinte në Greqi, ata të tre bënë një grevë urie para ambasadës shqiptare në Athinë, e cila zgjati deri në vitin 1984.
Featured image of article: Raporti për Enverin: “Fjalimi i kryeministrit Papandreu në Janinë, nxiti 6 mijë vetë te mitingu i Ilia Lekës, deputetë e ministra, që thërisnin, ‘Enver, Hitler’ dhe…” Foto Ilustreuse

TIRANË- Memorie.al publikon disa dokumenta arkivore të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtëme në Tiranë dhe Autoriteti për Informim i Dosjesve të ish Sigurimit të Shtetit, të cilat janë pjesë e një dosje volumonize ku bëhet fjalë mbi historinë e rrallë dhe të panjohur të Ilia Lekës me origjina nga fshati Glinë i minoritetit grek të Gjirokastrës, familja e të cilit nga viti 1945-së jetonte në internim në fshatrat e Myzeqesë dhe babai i tij, Theodhoriu, ishte arrestuar që në vitin 1951 dhe vuante dënimin në kampe dhe burgje, i akuzuar si “agjent i Zbulimit Grek”.

Përpjekjet e Sigurimit të Shtetit për ta rekrutuar Ilian dhe më pas për ta arrestuar atë, dhe arratisja e Ilias së bashku me të vëllanë Kriston dhe xhaxhanë e tyre në Greqi, ku pas disa letrave kërcënuese që Ilia i bënte Enver Hoxhës, Ramiz Alisë e Adil Çarçanit, ku i’u kërkonte që ta nxirrin të atin nga burgu dhe bashkë me gruan e djalin, ta lejonin të vinte në Greqi, ata të tre bënë një grevë urie para ambasadës shqiptare në Athinë, e cila zgjati deri në vitin 1984.

Grevë e cila shkaktoi probleme të mëdha diplomatike në mes dy vëndeve, pasi sensibilizoi jo vetëm parlamentin grek dhe qeverinë e Athinës, por edhe shtypin grek dhe disa parti ultra-nacionaliste e qarqet shoviniste vorio-epiriote me në krye Mitropolitin Sevastianos, që e shfrytëzuan atë për interesat e tyre, si dhe fjalimet e Ilia Lekës në Parlamentin Europian dhe Kongresin Amerikan, për shkeljen e të drejtave të njeriut në regjimin komunist në Shqipëri, deri sa e detyruan Enver Hoxhën të dilte dhe të deklaronte publikisht: “I them me përgjegjësi popullit vëlla grek se në burgjet shqiptare janë vetëm 46 shtetas nga minoriteti grek dhe vetëm 4 prej tyre për faje politike”, si dhe Ramiz Alinë që ta lironte nga burgu Theodhori Lekën në vitin 1989, duke e lejuar të shkonte përgjithmonë në Greqi.

“Mua më priste burgu duke mos ditur asgjë. Dhe u detyruam që të largohemi për të shpëtuar nga burgjet dhe torturat. Kaq sa për dijeni. Tani, ashtu siç u kam shkruar dhe aty, po të them: Të më lejosh familjen. Mos më mbani rob djalin 4 vjeçar, mos më mbani babanë në burg 63 vjeç duke e torturuar, mos më bëni po ju them, të kryej veprime ç’njerzore. Babai im do vdesë, unë e di, edhe po ta nxjerërsh nga burgu, ai nuk rron më shumë se 6 muaj. Por ta dini juve dhe Qeveria juaj, vdekja e babait tim në atë çast që unë marr vesh, le të jetë edhe ditë në drekë, atëhere do bindesh çfarë do të bëj unë, por do thuash që të qartë ma bëri në letër. Unë ju kam thënë dhe do ju them si burrat hapur. Dorëzimi i familjes sime me mua i lani hesapet. Pastaj le të merret qeveria greke në mënyrë diplomatike, se bababi im ka në burgje dhe internime qysh në vitin 1951. Nuk pa një ditë të bardhë”.

Kështu thuhet në mes të tjerash në një letër që i dërgohet personalisht Enver Hoxhës e cila mban datën 25 dhjetor të vitit 1983 dhe që ka për autor një shtetas shqiptar i quajtur Ilia Theodhori Leka, me origjinë nga fshati Glinë i Gjirokastrës dhe me banim në Kolonjë të Lushnjes, ku kishte jetuar familjarisht i internuar nga viti 1945-së e deri në 12 prill të vitit 1982, kur së bashku me vëllanë e tij, Kristo Lekën dhe xhaxhanë e tyre, u detyruan që të arratiseshin nga Shqipëria për në Greqi.

Letra në fjalë drejtuar Enver Hoxhës e cila është e shkruar me shkrim dore nga minoritari Ilia Leka, është një dokument zyrtar dhe pjesë e një dosje tepër voluminoze me siglën “Tepër sekret” e nxjerrë nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtëme të Shqipërisë si dhe Autoriteti për Informim i Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku pasqyrohet në qindra fletë të daktilografuara apo me shkrim dore, e gjithë historia e Ilia Lekës dhe familjes së tij.

Duke filluar nga origjina e familjes prej fshatit Glinë të minoritetit grek në rrethin e Gjirokastrës, ku në vitin 1945-së u arratisën dy djem të familjes Leka, internimi i tyre në vitin 1951, në fshatin Savër të Lushnjes dhe më pas në disa fshatra të tjera të asaj zone të Myzeqesë, survejimi nga ana e Sigurimit të Shtetit e babait të Ilia Lekës, Theodhorit, që ishte bari me dele në kodrat përreth Manastirit të Ardenicës, raportet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit dhënë punëtorëve operativë të Sigurimit që ndiqnin dhe survejonin Theodhori Lekën, relacionet e tyre për shefat më të lartë, kombinacionet dhe legjendimet që bëheshin për të “zbërthyer veprimtarinë agjenturore” të tij, arrestimi i Theodhorit në vitin 1951, i akuzuar si “agjent i Zbulimit Grek dhe ndërlidhës me disa persona e agjentë që arratiseshin nga Shqipëria në Greqia dhe anasjelltas”, vuajtja e dënimit të tij në disa kampe burgje të Shqipërisë, tentativa e Sigurimit të Shtetit që në vitet ’70-të për të rekrutuar të birin e tij, Ilia Lekën, mospranimi nga ana e tij dhe provokimet e ndryshme të bashkëpunëtorëve të Sigurimit dhe njerëzve të futur prej tij, peripecitë e Ilias me letra ankesash në instancat e larta shtetërore e partiake apo takime me krerët e gjykatave e prokurorisë, duke i’u kërkuar lirimin e babait të tij nga burgu si të pafajshëm, arrestimi i xhaxhait të Ilias dhe torturat ndaj tij në Degën e Brendëshme të Vlorës, ku ai u detyrua që të nënshkruante një deklaratë për Ilian, sikur ai kishte folur kundra “pushtetit popullor”, arratisja e Ilias me të vëllanë Kriston dhe xhaxhanë e tyre më 12 prill të vitit 1982, duke dalë në Greqi nëpërmjet fshatrave kufitare të vëndlindjes së tyre, letrat kërcënuese që Ilia ia dërgonte nga Greqia në adresë të Enver Hoxhës, Ramiz Alisë, Hekuran Isait, Adil Çarçanit dhe Reiz Maliles, ku i’u kërkonte që t’i lironin të atin nga burgu dhe të mos e torturonin më atë, mos t’ia mbanin peng djalin 4 vjeçar dhe mos t’i bënin presione bashkëshortes së tij që ta detyronin ta divorconte Ilian dhe të martohej përsëri me një tjetër, por t’i lejonin ata që të vinin në Greqi, greva e urisë së Ilia Lekës me të vëllanë dhe xhaxhanë para ambasadës shqiptare në Athinë që zgjati rreth tre vite duke sensibilizuar opinionin publik dhe politikën greke që e bëri atë çështje të ditës së Parlamentit grek dhe qeverisë së Athinës, angazhimin e policisë së Athinës për mbrojtjen e ambasadës shqiptare nga frika e Ilia Lekës që kishte ngritur një çadër para hyrjes kryesore të saj, korrespodenca sekrete ditore me telegrame urgjente e ambasadorit shqiptar në Athinë, Ksenofon Nushi, me Ministrinë e Jashtëme në Tiranë dhe personalisht, Enver Hoxhën, Ramiz Alinë, Adil Çarçanin, Hekuran Isain dhe Reiz Malilen, duke e mbajtur në korent për gjithçka ndodhte aty me të ngujuarit në grevë urie dhe politikanët e deputetët grekë që u solidarizuan me grevistët dhe merrnin pjesë në mitingjet e protestave që zhvilloheshin para ambasadës shqiptare, artikujt e gazetave kryesore greke që përcillin rregullisht atë ngjarje, si dhe reagimin e disa partive nacionaliste dhe Mitropolitit Sevastianos që i kërkonte qeverisë helene të zgjidhte sa më parë atë çështje dhe “fatin e 400 mijë minoritarëve grekë që vuanin nën regjimin e Hoxhës”, korrespodenca ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtëme të Shqipërisë dhe asaj greke lidhur me problemin e grevës së Ilia Lekës, etj., etj.

Bashkë me të gjitha këto që siç thamë pak më lart, janë pjesë e një dosje voluminoze të cilën e disponon të plotë Memorie.al dhe do ta bëj publike duke filluar nga ky shkrim, në ditët në vijim do të njihemi gjithashtu edhe me një intervistë të gjatë ekskluzive të Ilia Lekës që jeton familjarisht në Athinë, ku ai dëshmon mbi këto ngjarje që përmbajnë këto dokumente arkivore dhe të tjera që nuk janë pasqyruar aty. Që nga greva e urisë para mabsadës shqiptare në Athinë e cila lëkundi marrëdhëniet zyrtare në mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe e detyroi Enver Hoxhën që të dilte publikisht e të deklaronte: “I them me përgjegjësi popullit vëlla grek, se në burgjet shqiptare ndodhen vetëm 46 shtetas shqiptar që janë pjesë e minoritetit grek dhe vetëm 4 prej tyre janë për faje politike”, sensibilizimi që i bëri shtypi grek grevës së Ilia Lekës, i cili u ftua dhe foli në Parlamentin Europian në Bruksel dhe në Kongresin Amerikan në Washington për shkeljen e të drejtave të njeriut nga regjimi komunist diktatorial i Enver Hoxhës, e deri tek “zbythja” e Tiranës zyrtare në vitin 1989-të, e cila u detyrua që ta lironte nga burgu babanë e Ilias, Theodhoriun, dhe ta lejonte atë që të shkonte përgjithmonë në Greqi tek i biri, ku ai jetoi edhe shumë vite pas përmbysjes së regjimit komunist, duke i’u gëzuar edhe ardhjes së pjesës tjetër të familjes që kishte mbetur në Shqipëri.

 

Raport-informacioni i ambasadës shqiptare në Athinë, për Ministrinë e Jashtëme në Tiranë

AMBASADA E R.P.P.S. TE Athinë më 19.3.1984

SH Q I P E R I S E

A TH I N E

M I N I S T R I S E S E P U N E V E T E J A SH T M E

(Drejtorisë së 3-të)

T i r a n ë

“Greva e urisë dhe demonstrata e 22 Shkurit, pjesë e fushatës antishqiptare”

Prej vitit 1981, forcat reaksionare dhe qarqet shoviniste vorio-epiriote të nxitura dhe të përkrahura nga reaksioni ndërkombëtar, kanë filluar në Greqi një fushatë të shfrenuar antishqiptare. Kjo, fushatë, me ndonjë periudhë qetësie relative, ka ardhur gjithmonë duke u ngritur. Në kuadrin e kësaj fushate, janë zhvilluar një sërë aktivitetesh shoviniste pothuaj në të gjithë qytetet greke, organizatat fashiste dhe deri në një farë mase edhe “Demokracia e Re”. Pavarësisht nga synimet e ndryshme që ndjekin këto forca, ato në aktivitetin rekasionar dhe shovinist kundër vëndit tonë kanë qenë të bashkuara. Për qëllimet e tyre këto forca kanë shfrytëzuar edhe disa kriminelë të arratisur nga vëndi ynë, veçanërisht kriminelin Ilia Leka, të cilën e kanë përdorur për të folur në mitingjet shoviniste dhe në provokacionet kundër ambasadës. Gjithashtu kriminelin Ilia Leka e kanë përdorur për të bërë presion me kërcënime ndaj ambasadës, nëpërmjet telefonave, letrave provokuese për takime, etj. Ai është nxitur deri atje sa të dërgojë letra kërcënimi edhe udhëheqësve të partisë dhe të shtetit tonë.

Në të gjithë këtë fushatë antishqiptare, aktiviteti më i gjërë dhe më i organizuar ishte inskenimi i “Grevës së urisë”, që u bazua mbi një plan të studjuar mirë dhe që jepte mundësi për një gamë të gjerë aktivitetesh propagandistike dhe një shtrirje më të gjatë në kohë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më 6 shkurt 1984, rreth orës 9 e 30 në mëngjez, të arratisurit nga vëndi ynë, kriminelët, Ilia, Spiro dhe Kristo Leka, të shoqëruar nga xhaxhai i tyre me banim në Amerikë, K. Muka, N. Pleqi, si dhe nga disa të tjerë që më vonë do të paraqiteshin si “Komiteti Organizator në Përkrahje të Grevës së Urisë”, u vendosën përballë ambasadës. Menjëherë vendosën disa parrulla të mëdha ku shkruhej: “Kriminelë, larg duart nga të afërmit tanë”, “Kërkojmë familjet tona nga Shqipëria”, “Grevë e urisë së të arratisurve vorio-epiriotë”, si dhe të disa pllakate me fotografi e shkrime mbi familjen e Ilia Lekës. Shumë shpejt ndërtuan një çadër dhe filloi në rrugë shpërndarja e fletushkave ndër kalimtarët. Ndërkohë një nga anëtarët e “Komitetit Organizator”, filloi të lexonte herë pas here, një tekst të përgatitur me kërkesat e grevistëve.

Duhet thënë, se me vendosjen e tyre, u sollën edhe forca të tjera të policisë, të cilat njoftuan në Përfaqësi mbi planin e grevistëve për të dorzuar një peticion, gjë që tregon se policia ishte në dijeni të plotë të “programit” për këtë aktivitet. Në fakt, prej disa ditësh nga ana e policisë ishte përforcuar patrullimi i ambasadës, dhe kjo që e lidhur me një telefonatë anonime, sipas të cilës “në rast se vritej Mitropoliti Sebastianos, Ambasada shqiptare do të hidhej në erë”. Një masë e tillë e policisë, veçanërisht nga shtypi reaksionar u deformua dhe u paraqit si një nga “makinacionet e zakonëshme të ambasadës shqiptare”.

Po të ndalemi në këtë moment pasi kjo na kujton “episodin e rrëmbimit” të 15 marsit 1983 dhe publicitetin e dhënë në shtyp, që ka synuar tërheqjen e vëmëndjes së opinionit publik grek dhe përgatitjen e terrenit për ngjarjet që do të pasonin. Ky “episod”, kemi mendimin se i parapriu “Grevës së urisë”. Gjithashtu, vlen të theksojmë vizitën dhe aktivitetet e zhvilluara nga Kryetari i QEVA-s, Kryepeshkopi i Kishës Greke, Serafim në Jugosllavi, si dhe nga Mitropoliti fashist, Sebastianos dhe krimineli Ilia Leka në SHBA, ku muarrnë kontakte të shumta me drejtuesit e organizatave panepiriote të SHBA dhe Kanada si dhe me kongresistë amerikanë, e Kreun e Kishës Orthodhokse të Amerikës Latine, Jakovo, etj. Po kështu ata folën përpara Komisionit të të Drejtave të Njeriut të Kongresit Amerikan. Gjatë kësaj vizite ju dhanë mjete financiare e u shfrytëzuan për të ngritur gjëndjen morale të organizatave dhe elementëve të ndryshëm vorio-epiriotë në SHBA. Po kështu u morrën sigurime se qarqe amerikane që janë të interesuara për gjendjen e “400.000 grekërve vorio-epiriotë” do të japin ndihma të vazhdueshme financiare dhe do të mbeshtesim veprimtarinë e tyre nëpërmjet lidhjeve e kanaleve të tyre në Greqi dhe në planin ndërkombëtar”.

Ishte pikërisht në këto momente, që më 6 shkurt 1984, filloi të vihej në zbatim dhe t’i jepej një impuls i ri fushatës anti-shqiptare nëpërmjet forcave shoviniste e reaksionit në Greqi, në kuadrin e një plani të gjerë antishqiptar.

Duke filluar nga data 7.2.1984, e duke përdorur si shkak “Grevën e urisë”, forcat e reaksionit, dhe kryesisht forcat e djathta ekstreme, si: ENEK, ONNED (forcat ekstremiste të saj), SFEVA, QEVA, sillogu vorio-epiriot, priftërinjtë si dhe disa vagabond të arratisur nga vëndi ynë, u angazhuan në mënyrë të ethëshme në një fushatë të ndyrë provokuese, propagandistike vetëm disa metra larg ambasadës. U zgjerua çadra e grevistëve, u vendosën stendat e mëdha dhe material të poshtra shpifëse kundër vëndit tonë, u ngrit qëndra e zërit, me dy artopolante shumë të fuqishëm, nëpërmjet të cilëve do të villej vrer kundër vëndit tonë, udhëheqjes sonë, popullit tonë dhe personelit e aktivitetit të ambasadës. Shënojmë se u sollën sasi shumë të mëdha fletushkash të shtypura dhe të ilustruara me fotografinë e familjes së kriminelit Llia Leka. Në këtë shpërndarje u angazhuan çdo ditë më shumë se 6-7 vetë, të cilët duke përfituar nga qarkullimi që ka rruga përpara ambasadës, shpërndanë sasira të konsiderueshme në çdo kalimtar që dhe makinë që kalonte aty. Këto ditë pranë tyre qëndronin rreth 10-15 vetë duke u ndërruar, por prezenca e tyre ishte e vazhdueshme. Intesiteti i megafonave duket që shkaktoi reagimin e banorëve të zonës, veçanërisht të Spitalit të Marinës. Për këtë arsye, duket me ndërhyrjen e policisë, transmetimeve nëpërmjet kësaj qëndre zëri, ju vu një orar i caktuar: Prej orës 10.00 në 13.30 pradite dhe prej orës 17-20.30 në mbas dite. Tekstet që transmetoheshin në fillim nëpërmjet saj ishin të parapërgatitura dhe përsëriteshin në mënyrë monotonte, por me kalimin e ditëve ata filluan të trasmetojnë programe të plota të shoqëruara me këngë shoviniste vorioepiriote, këngë patriotike greke, fjalime të incizuara në mitingje të ndryshme, të kriminelit Leka, (kaseta janë riprodhuar dhe shpërndarë në këto qarqe), me shpifje ndaj realitetit në vëndin tonë dhe minoritetit grek në Shqipëri. Theksojmmë se këto fjalime, përmbajtja e tyre janë përgatitur me kujdes dhe me nuanca që prekin dëgjuesin, dhe janë të “interpretuara” mbi bazën e një përgatitje aktoreske të kriminelit Leka.

Shkurtimisht po përmëndim disa parrulla dhe deklarata nëpërmjet kësaj qëndre zëri. Vendin kryesor në këtë thirrje ja lënë kërkesës “për kthimin e familjheve të arratisurve vorio-epiriotë”, gjë që u përpoqën në çdo moment ta paraqesin si një aspekt njerzor, ndaj të cilit në përgjithësi opinion publik grek është mjaft i ndjeshëm. “Çdo burrë ka të drejtë të ketë pranë gruan, fëmijtë dhe familjen….”, “Rregjimi i Hoxhës nuk ka asnjë të drejtë të mbajë familjet greke nëpër burgje….”, “Kërkojmë lirimin e 25.000 të burgosurve politikë. Të kthehen në shtëpitë e tyre 100.000 grekërit e internuar. T’u jepen të drejtat njerzore 400.000 grekërve të vorio-epirit, të hapen shkollat, kishat, kufijtë…” etj. Krahas këtyre, në çdo moment hidheshin parrulla fyrje e provokuese ndaj udhëheqësit të vëndit tonë duke lëshuar insinuata të tilla si “Fashist, diktator, hitler”, etj. Po kështu flitej për vëndin tonë duke e karakterizuar si “skëterrë”, ku bashkë me grekërit vriten dhe shtypen edhe shqiptarët…”. Sharje dhe fyerje të ndryshme lëshoheshin edhe ndaj ambasadës, duke e konsideruar personelin e saj “agjentë dhe kriminelë të Hoxhës”, dhe në mënyrë të veçantë të tilla insinuata drejtoheshin kundër titullarit të ambasadës që konsiderohej “si grek tradhëtar, renegat, etj”. Kërkohej vazhdimisht largimi i ambasadës dhe titullarit të saj dhe ftohej ky i fundit për të përgënjeshtruar ato se çfarë thoshin këta vagabond në drejtim të vëndit tonë.

“Grevën” apo më mirë të themi këtë aktivitetn të inskenuar me kujdes, organizatorët u përpoqën ta kthenin në një vënd peligrinazhi. Për këtë qëllim, forcat reaksionare u mobilizuan që ky aktivitet të mos lokalizohej me propagandën përpara ambasadës, por ta shtrinin atë sa më gjerësisht. Për lkëtë qëllim u shpërndanë në pika të ndryshme kyçe të Athinës fletushka dhe u vunë afishe. Po në këtë pikpamje, shpërndarje materialesh dhe vendosje parrullash në favor të vëndit tone, u bë nga organizata SAQE dhe OKMLE. Nga forcat shoviniste kujdes të veçantë ju kushtua shtypit. Faqet e shtypit reaksionar grek u vunë në dispozicion të tyre. Një mobilizim i math u tregua nga kleri reaksionar grek.

Pas këtij grupi, erdhën edhe disa grupe të tjera si ai i ENEK-ut, (Organizatë fashiste), ai i monarkistëve me pllakate e portrete të Mbretëreshës Frederika që përbëhej kryesisht nga fëmijë, ai me pleq e plaka me në krye priftin e një kishe, si i studentëve qipriotë, ai me anëtarët e sillogut vorio-epiriot të Athinës, etj. Të gjithë këto grupe nuk kishin ndonjë pjesëmarrje të gjerë dhe në asnjë rast numri i tyre nuk i kalonte 30 deri në 70 vetë.

Më 13 shkurt 1984, në ora 17 e 30 u zhvillua demonstrata e parë e organizuar ku pati një pjesëmarrje realitivisht më të gjerë se herët e tjera. Në këtë demonstrim që u organizua nga prifti fashsit i kishës Agjios, Pandeleimoni, morrën pjesë rreth 300-400 vetë. Midis tyre kishte anëtarë të sillogjeve vorio-epiriote, besimtarë të kishës, priftërinj, anëtarë të SFEVA-s, anëtarë të ENEK-ut, etj. si dhe deputetë të “Demokracisë së Re”, udhëheqës të QEVA-s etj. Shënojmë si gjithmonë se prezenca e policisë ishte më e madhe se ajo e demonstruesëve. Në këtë demonstrim u mbajtën fjalime me shpifje e nuanacat e zakonëshme nga priftërinjtë J. Dhiotis, D. Luko, Sekretari i Përgjithshëm i QEV-as J. Caberis dhe Sekretari i organizatës vorio-epiriote të Athinës, K. Gjikas, vagabondi Ilia dhe Spiro Leka e një përfaqësues i “refugjatëve qipriotë”.

Vlen për t’u shënuar në fjalimet e tyre, sidomos të priftit D. Luko u kritikua hapur “qëndrimi mospërfillës i qeverisë së PASOK-ut për grevistët vorio-epiriotë dhe fatin e 400.000 grekërve të skllavëruar në vorio-epir”. Ndërsa Ilia Leka ju drejtua “indiferencës” së kryepeshkopit Serafin dhe kërkoi prej tij “ndërhyrjen pranë Presidentit dhe Kryeministrit për fatin e tij dhe të vëllezërve vorio-epiriotë në Shqipëri”. Intonacionin e këtij mitingu e dhanë anëtarët e SFVEA-s e ENEK-ut, të cilët hodhën parrulla kërcënuese, fyese, etj. Pati momente që irrituan turmën, por nuk pati ndonjë incident në drejtim të ambasadës. Shënojmë se po në këtë miting u bënë njoftimet për organizimin e demonstratës së 22 shkurtit.

Mbas këtij aktiviteti, “Greva e urisë” vazhdoi në mënyrë rutinë, ndërkohë që nga burime të ndryshme mësonim për përgatitjet dhe përpjekjet e ethëshme për demonstratën e madhe të 12 shkurtit. Duhet thënë se vahzdimisht “Grevistët” janë vizituar nga deputetët e “Demokracisë së Re”, të njohur për qëndrimet e tyre të njohura antishqiptare dhe shoviniste, si Kallojanis, caldaris, Stathopullos, Vezdrevanis, Papadhopulos si dhe Hondrokuqis e Bulukos, etj. Ndërkohë situate e krijuar para ambasadës, e cila e stimuluar nga indiferenca e organeve qeveritare greke, u bë e rëndë për shkak se forcat ekstremiste të SFVEA-s dhe të tjera, kryenin veprime provokuese dhe synonin t’i jepnin përmasa të jashtëzakonëshme kësaj ngjarje. Situata shpesh herë bëhej kërcënuese dhe kishte shenjë se në momente të caktuara mund t’i shpëtonte kontrollit të policisë. Ky shqetësim i organeve qeveritare u shpreh në kërkesën e policisë ndaj “grevistëve”, dhe “Komitetit Organizator në përkrahje të grevës së urisë”, për të larguar dhe dhënë fund grevës. Por “grevistët” dhe “Komiteti”, jo vetëm që hodhën poshte një kërkesë të tillë, por denoncuan atë dhe i dhanë një publicitet të gjerë, gjë që do të thoshte parapëgatitje e opinionit për të kundërshtuar çdo vendim të policisë ndaj tyre.

Në këtë situatë, natën e 19 shkurtit, rreth orës 3.00, forcat e policisë dhe të MAT-it (organe policore të destinuara për shtypjen me dhunë të grevave dhe demonstratave), larguan me forcë “grevistët” dhe po në datën 19 shkurt, ora 15.00, po këto forca hoqën çadrën dhe paisjet që kishin vendosur brenda saj, etj. Jashtë saj mbetën vetëm parrullat, disa pankarta dhe tre flamurë grekë të vendosur në pemët në trotuarin e Spitalit të Marinës (këta të fundit janë akoma dhe sot).

Lidhjet e forcave reaksionare duket se janë të thella dhe informacioni që sigurohet prej tyre, përfshin të dhëna të sakta deri në organet më të larta të pushtetit shtetëror. Prova më e qartë për këtë është fakti se këtoi forca janë në gjëndje të mësojnë çdo veprim apo mendim të qeverisë greke në drejtim të marrëdhënieve me Shqipërinë dhe sukurse është provuar nga praktika, çdo lëvizje e qeverisë është e shoqëruar me kundërshtimet e këtyre forcave, gjë që deri diku mund të themi se i kanë pëlqyer qeverisë greke në mënyrë që të justifikojë gjendjen letragjike të marrdhënieve midis dy vendeve tona. Pikërisht në sajë të këtyre lidhjeve, vendimi i organeve përkatëse të qeverisë së Papandreut, për largimin me dhunë të “grevistëve” u mësua prej forcave reaksionare, dhe natën duke gdhirë 19 shkurti, më shumë se 60-70 vetë qëndruan për të kundërshtuar organet e policisë për largimin e Ilia Lekës. Midis tyre ndodheshin priftërinjtë J. Dhiotis, A. Pandaleimoni, J. Spirodhopulos, etj., si dhe depuetët, ish-ministri i “Demoracisë së Re”, Dh. Nianos e E. Spenzeri, etj. Po kështu e njëjta skemë u poërsërit më 19 shkurt kur forca të të policisë erdhën për të larguar çadrën e mbetur akoma para ambasadës. Përsëri përpara saj u mblodhën po ato forca, veçanëriosht nga “Komiteti Organizues i Përkrahjes së Grevistëve”, por pati edhe disa gra të moshuara dhe pleq që thërrisnin e këndonin me fanatizëm këngët shoviniste. Udhëheqësit e organizatës vorio-epiriote të Athinës, bënë përpjekjet që të organizonin një miting, por këto përpjekje dështuan. Fakti që goditja për largimin e “grevistëve”, u dha ditën e djelë, i hoqi mundësinë shtypit të pasqyronte këtë veprimtari dhe meqënse ditën e hënë nuk ka shtyp, reagimet në pothuaj të gjitha gzetat e mëngjezit dhe ato të mbasdites së ditës së martë datë 21 shkurt, konciduan me vajtjen e A. Papandreut në Janinë, në kuadrin e 71 vjetorit të çlirmimit nga zgjedhja turke, ku Kryeministri grek do të bëjë deklaratat famëkeqe mbi gjoja “shkeljen e të drejtave të njeriut të grekërve të Shqipërisë”.

Këto deklarata, që ishin krejt të befasishme dhe të papritura, nga njëra anë shkaktuan habi dhe indinjatë në njerzit përparimtarë dhe objektivë si dhe vetë qeverisë së PASOK-ut, nga ana tjetër ndikuan negativisht në njerëz të paformuar dhe ndihmoi indirekt që demonstrata e 22 shkurtit 1984, para ambasadës sonë, të marri propocione të gjera. Ashtu si theksuam më lart, përgatitjet për këtë demonstratë filluan të ethëshme dhe të intesifikoheshin menjëherë mbas demonstratës të 13 shkurtit, ku u bë njoftimi për një aktivitet të tillë reaksionar e antishqiptar. Sigurisht është e kuptueshme se një aktivitet i tillë ishte i planifikuar dhe i parashikuar në skenarin e përgjithshëm të kësaj veprimtarie me inskenimin e “grevës së urisë”. Por disa vperime të qeverisë dhe deklaratat e Papandereut bënë që pjesmarrja në demonstratën e 22 shkurtit, të ishte shumë më e madhe nga sa mund të qe në realitet. Por nga ana tjetër, theksojmë se ajo ishte shumë e vogël nga sa shpresonin organizatorët dhe nuk justifikoi përpjekjet dhe punën e madhe parapërgatitore që u bë nga këto forca, si dhe shpenzimet kolosale që u bënë për materialet propagandistike që u përdorën si para ashtu dhe pas saj.

Në manifestimin në Propilje dhe demonstrimin para ambasadës më 22.2.1984, morrën pjesë rreth 6000 vetë, që në shumicën e tyre përbëhet nga anëtarët e ONNED dhe ENEK si dhe forca të tjera të organizatave vorio-epiriote të sjella nga të gjitha anët e Greqisë me mjete të posaçme. Karakteristike ishte pjesmarrja mjaft e gjerë e priftërinjve. Morën pjesë gjithashtu edhe deputetët e “Demokracisë së re”, Varcivliotis dhe Sinoidhimu, etj.

Kjo demonstratë, filloi më një miting të gjerë në Propilje, (sheshi para universitetit të Athinës që ndodhet në qëndër të qytetit dhe vazhdoi që nga ora 16.30 deri në 19.30, duke përfshirë edhe marrshimin nga vëndi i mitingut nëpërmjet bulevardit kryesor “Vasilisa Sofi” deri në ambasadën tonë. Në miting, që u karakterizua nga histeria fashiste dhe që ngjiste me procesionet fetare mesjetare, foli Mitropoliti i Konicës, Sebastianos, Sekretari i Përgjithshëm i QEVA-s. Këtoi fjalime që u karakterizuan nga demoagogji e zakonshme, sipas të cilave “aktiviteti i tyre nuk drejtohej kundër popullit shqiptar”, nuk mund të shmangte karakterin fashist, antikomunist dhe antishqiptar, u shoqërua me veprime dhe incidente tipike fashiste të gangësterëve të paisur me shkopinj, që thyen xhamat e makinës së Tv. Grek (ERT-1), rrahën gazetarët dhe u përleshën edhe midis vetë tyre. Ndërkohë që në orën 18.30, para mabsadës, krahas forcave të shumta të policisë, filluan të grumbulloheshin njerëz të cilët duket nuk ndoqën marrshimin, por erdhën direkt para ambasadës. Në ora 17.30, turmat e pjesmarrësëve arriti para ambasadës, mbante në duar me dhjetra parrulla, pankarta dhe thirrje e me të çjerrura filluan të hidhnin parrulla. Gjithashtu mbanin një kryq të madh ku kishin kryqëzuar me zinxhira një vajzë të moshës 9-10 vjeç, një kryq tjetër të veshur me një copë të zezë ku shkruhej “Ja Vorio-epir-Ja vdekje”, një flamur të math, që mbahej në cepat nga shumë veta, si dhe flamurë të tjerë grekë dhe të vorio-epirit, etj. Me artopolante derjtuesit hidhnin parrulla që pasoheshin nga turma si “të hapen kishat”, “të lirohen 100.00 të internuarit dhe 25.000 të burgosurit”, “këtu ishte vëndi ku u goditën vëllezërit tanë”, “Fashist Skullariqi-jep dorëheqjen”, “Leka-kujtohu jemi me ty”, “Neë se vdesin grevistët, ambasada do të digjet”, “Potë vdesin grevistët, ambasada do të gëzohet”, “Nushi kujto origjinën”, “RRoftë Vorio-epiri”, “Liri vorio-epiriotëve”, “Poshtë duart nga grevistët”, etj. Turmën e përshëndeti përsëri Mitropoliti i Konicës, Sebastianos që i udhëheqte. Mbas kësaj turma u irritua dhe me britma filluan përsëri parrullat e mësipërme si dhe me parrulla “Hoxha vrasës”, etj. NJë grup në mes të turmës, midis të cilëve ishte dhe një ish-ministre si dhe ish-shoferi i diktatorit, Papadhopulos, hodhën parrulla si: “Gangësterë, fashistë të PKG”. Ndërkohë në drejtim të ambasadës u hodhën disa gurë të vegjël që nuk shkakatuan ndonjë dëm dhe që u shoqëruan me parrullën: “Këtu janë vrarsësit”. Nga një grup i përbërë nga Mitropoliti Sebastinaos, u vendos një rezolutë ne portën e ambasadës. Rreth orës 20.30, turma lëvizi në drejtim të Spitalit “Evangjelizmos”, ku ishin vendosur dy të arratisurit. Ky aktivitet u xhirua nga Tv PRESS, gjë që e ka bërë pothuaj për të gjitha aktivitett që u zhvilluan në katë kuadër.

Marrë :Memorie.al

(A.K.Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment