Politike

RAPORTI-LISTA/ Mimi Kodheli, Fate Velaj, Sadri Abazi e Lefter Koka, kush janë 27 deputetët “memecë” të Parlamentit

Sadri Abazi, Fate Velaj, Mimi Kodheli, Lefter Koka e të tjerë emra, renditen si deputetët më memecë të vitit 2019 në Kuvend. Pjesëmarrja e tyre në diskutime ka qenë e vakët përgjatë pandemisë dhe pas saj. 
Featured image of article: RAPORTI-LISTA/ Mimi Kodheli, Fate Velaj, Sadri Abazi e Lefter Koka, kush janë 27 deputetët “memecë” të Parlamentit Mimi Kodheli, Fate Velaj, Sadri Abazi e Lefter Koka

TIRANË- Sot rinis sesioni i ri parlamentare, por me mbylljen e periudhës parlamentare janar-korrik 2020, ajo që sërish spikati ishte dëshira e ulët e deputetëve për t’u angazhuar me fjalime në foltore, apo pjesëmarrje në komisione. Instituti i Studimeve Politike, në një raport për monitorimin e parlamentit gjatë periudhës së pandemisë, ka renditur 27 deputetë, ish-ministra e biznesmenë që etiketohen si “memecët” e vitit 2020 në Kuvend. “Në bilancin e debateve parlamentare tërheq vëmendjen edhe lista e deputetëve që nuk kanë diskutuar asnjëherë gjatë periudhës monitoruese. Disa prej tyre ndodhen pothuajse gjithnjë në këtë listë dhe janë kryesisht deputetë që politikën e kanë angazhim të dytë, krahas biznesit privat apo angazhimeve të tjera prioritarë; disa janë figura të njohura politike e publike që në kontrast me angazhimin në seanca janë mjaft aktivë në mbledhjet në komisionet parlamentare ose në strukturat e tjera të Kuvendit.

Në listën e deputetëve me “0” diskutime bëjnë pjesë kryesisht deputetë të ardhur më 2019 në Parlament, por edhe deputetë të njohur, si: Ulqini, Peleshi, Kodheli, Zeneli etj., të cilët janë aktivë në jetën politike dhe në drejtimin e komisioneve parlamentare. Në listë nuk mund të mos mungojnë disa prej deputetëve të njohur më shumë si biznesmenë sesa si deputetë dhe që janë aty prej shumë mandatesh parlamentare, pavarësisht bilancit negativ në përfaqësimin dhe pjesëmarrjen në aktivitetin parlamentare”, thuhet në raport.

Ndërsa 5 deputetët më aktivë janë; Rudina Hajdari, Taulant Balla, Vasilika Hysi, Myslim Murrizi, e Artur Roshi (PBK).

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

DEPUTETËT “MEMECË ” TË KUVENDIT: 

ALBAN ZENELI demokrat
LUAN HARUSHA PS
AMBRA BAROVA i pavarur
MAJLINDA HALILAJ pa grup
BESNIK TROPLINI pa grup
MIMI KODHELI PS
BUJAR ÇELA PS
MUSA ULQINI PS
DRITAN BICI PS
NIKO PELESHI PS
EDMOND LEKA PS
NIKOLIN STAKA pa grup
EDMOND RRUSHI pa grup
PAULIN STERKAJ PS
ELIO HYSKO PS
REME LALA pa grup
ENADA KAPLLANI e pavarur
RRAHMAN RRAJA PS
FATMIR VELAJ PS
SADRI ABAZI PS
GJETAN GJETANI pa grup
TOM DOSHI pa grup
ILIR NDRAXHI PS
XHEVIT BUSHAJ PS
KOÇI TAHIRI PeD
YLLI SHEHU i pavarur
LEFTER KOKA pa grup

(F.g/dosja.al)

Shto Koment