KRYESORET
Bota

RAPORTI: Kina pritet të dyfishojë numrin e armëve bërthamore në dekadën e ardhshme

2 Shtator 2020, 09:12 Nga DOSJA
RAPORTI: Kina pritet të dyfishojë numrin e armëve bërthamore

KINE– Një raport i ri i Pentagonit parashikon që Kina së paku do të dyfishojë arsenalin e saj të raketave me mbushje bërthamore gjatë dekadës së ardhshme, ndërsa vazhdon përpjekjet për ndërtimin e aftësive për të kryer sulme bërthamore nga toka, deti dhe ajri.

Modernizimi dhe zgjerimi i fuqisë bërthamore të Kinës është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë që synon të barazohet, dhe në disa raste të tejkalojë, ushtrinë e Shteteve të Bashkuara deri në vitin 2049 si fuqia dominuese në rajonin e Indo-Paqësorit, sipas raportit të përvitshëm të Pentagonit “Fuqia Ushtarake e Kinës” për Kongresin, që u publikua të martën.

Raporti thotë se numri i mbushjeve bërthamore aktualisht vlerësohet të jetë pak më shumë se 200 dhe përfshin ato që mund të instalohen në raketa balistike, të afta për të arritur në Shtetet e Bashkuara.

Kjo është hera e parë që Pentagoni ka deklaruar një numër specifik të mbushjeve bërthamore kineze, u tha gazetarëve këtë javë Zëvendës Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes Chad Sbragia.

“Ne sigurisht që jemi të shqetësuar për këtë numër”, tha zoti Sbragia, “por ne gjithashtu jemi të shqetësuar nga trajektorja e zhvillimit bërthamor të Kinës në përgjithësi.”

Aftësitë bërthamore të Shtetevet të Bashkuara

Arsenali bërthamor i Shteteve të Bashkuara, me rreth 3,800 mbushje bërthamore me status aktiv, është akoma shumë më i madh në krahasim me arsenalin kinez. Shtetet e Bashkuara kanë nëndetëse dhe aeroplanë të aftë për të kryer një sulm bërthamor, së bashku me raketa balistike ndërkontinentale në tokë.

Kinës i mungon aftësia për të lëshuar armë bërthamore nga ajri, por Pentagoni tha se ushtria kineze në fund të vitit të kaluar zbuloi publikisht avionin H-6N si bombarduesin e saj të parë bërthamor që mund të furnizohet me karburantit në ajër.

Në 15 vitet e fundit, marina kineze ka ndërtuar 12 nëndetëse bërthamore, gjashtë prej të cilave mund të shërbejnë si mjete “parandaluese bërthamore të besueshme detare” të Kinës, sipas raportit. Nga mesi i viteve 2020 Kina ka të ngjarë të ndërtojë një nëndetëse të re të aftë për të kryer sulme bërthamore me raketa që mund të sigurojë një mundësi të fshehtë sulmi tokësor nëse pajiset me raketa për sulme tokësore.

Kina ka refuzuar thirrjet nga administrata e Presidentit Trump për t’u bashkuar me Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë në një marrëveshje për të kufizuar prodhimin e armëve strategjike bërthamore. Pa përfshirjen e Kinës, Shtetet e Bashkuara duket se janë të gatshme të mos e zgjasin një traktat ekzistues të armëve SHBA-Rusi që pritet të skadojë në shkurt të vitit 2021.

Shkelja e rregullave

Javën e kaluar, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Mark Esper paralajmëroi se sistemi “i lirë dhe i hapur” në botë i krijuar pas Luftës së Dytë Botërore ishte nën sulm nga ajo që ai e quajti “shkellje të rregullave të veprimit” nga Kina në rajonin e Indo-Paqësorit. Ai foli në Hawaii para udhëtimit të tij në rajonin e Indo-Paqësor për të përkujtuar 75 vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore të mërkurën.

Zoti Esper e quajti rajonin e Indo-Paqësorit “epiqendër” të konkurrencës së madhe të fuqisë, duke u zotuar të mos “lëshojë pe” ndaj vendeve që kërcënojnë liritë ndërkombëtare, që duket se ishte një kritikë ndaj Kinës.

Mes stërvitjeve ushtarake kineze javën e kaluar, Pekini lëshoi katër raketa balistike me rreze të mesme veprimi nga territori tokësor i Kinës në ujërat e debatueshme të Detit të Kinës Jugore, tha për Zërin e Amerikës një zyrtar amerikan i mbrojtjes.

Pentagoni lëshoi një deklaratë shqetësimi, duke thënë se veprimet e Kinës, “janë në kundështim me premtimin e saj për të mos militarizuar Detin e Kinës Jugore dhe në kontrast me vizionin e Shteteve të Bashkuara për një rajon të lirë dhe të hapur Indo-Paqësor, në të cilin të gjitha vendet, të mëdha dhe të vogla, janë të sigurta në sovranitetin e tyre, të lira nga detyrimi dhe të afta për të ndjekur rritjen ekonomike në përputhje me rregullat dhe normat e pranuara ndërkombëtare”.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

Sondazh

Poll

Demokratja-Berishës: Ti je i ndershëm, këta të tjerët kanë nga 100 dashnore

Demokratja-Berishës: Ti je i ndershëm, këta të tjerët kanë nga 100 dashnore

Emri i presidentit të ri, Alibeaj flet për firmat: I kam! Në mbledhje sot ishin 26 deputetë

Negociatat për president tek PD, Alibeaj: Nesër pasdite do kemi mbledhje tjetër

17 shoferë “dru” në timon, 27-vjeçari rreh efektivin e Policisë teksa e shoqëronte

A janë arrestimet e Nuredin Dumanit? Kreu i SPAK se "lëshon" PENTITON: Nuk flas dot...

Pse s'janë arrestuar Ervis Martinaj dhe Suel Çela? Kraja dhe Nano: Po i kërkojmë akoma...

Ka dyshime për dekonspirtim?Kreu i SPAK: Jo!Do i shkojmë deri në fund, s'ka rëndësi sa të fortë janë

Cili ka qenë roli i shefit të Krimeve, Palushit? Arben Kraja: Ka shpërduar detyrën!

ZBULOHET emri i aksionit të SPAK, kuptimi! Kush e kishte "plumbin e artë"...

MEGAAKSIONI, Arben Kraja jep DETAJE: Shkatërruam 8 banda, të dhunshëm, paguanin shumë për vrasje

Zgjedhja e Presidentit, Bylykbashi: Alibeaj ka marrë përsipër t’i sigurojë Ramës votat

Shpërthim me tritol në lokalin Radhimë! Ambienti i marrë me qira nga kunati i Çelës

Momenti kur djali i Arben Mërkurit largohet nga vendngjarje, ia vranë të atin para syve

Vrasja në Sukth, dalin pamjet nga vendngjarja

'A ka më deputetë që hetohen?'/ Arben Kraja 'kyç gojën': Nuk jap përgjigje, e thotë ligji

Kreu i SPAK: 80% të rasteve që kemi në dorë, as që e dinë se janë nën hetim

Dosja 184 s'i "shqitet" Ulsi Manjës, Tabaku ia kujton para Arben Krajës, ministri: Kam një merak

PS sulmon SPAK, Balla: Pse s'hetohet Berisha? Tabaku e mbron: Shikoni "non grata-t" tuaja

'41 prokurorë janë shkarkuar'/ Kreu i KLP: Disa janë kërcënuar me jetë, u morën në mbrojtje

Qeveria miraton fond shtesë 160 mln lekësh për federatat sportive dhe sportistët elitarë

Manastirliu: Kemi miratuar financim shtesë për sistemin shëndetësor

Conferencë League! 25 Maji ditë pushimi, s'lejohen makinat, 'mbyllet' Tirana

Procesi i Rindërtimit, Ahmetaj: Do ndërtojmë 167 shkolla, 137 kompani marrin pjesë, program unik

Me kë e ka? Rama: Flet shumëkush për bujqësinë, ose s'kanë lidhje ose s'kuptojnë

Presidenti i ri/ Arrihet akordi! Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Presidenti i ri/ Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Basha lë me 'hije' kolegët, Agron Duka frikë të bëjë llogari: Se mos bëj ndonjë gabim?

Duka për presidentin e ri: Ne s'kemi asgjë në dorë, ta provojmë. Mediu: Marrëveshje me "djallin"

Presidenti, Balla sfidon opozitën: Keni 20 emra ju për të propozuar emra? (KUSHTI për Berishën)

Presidenti/ Fatmir Mediu: Nuk kemi më kohë, opozita të vijë me emër, ndryshe proces fals

Presidenti/ Mesila Doda: Le të futemi sa më shpejt në një proces real

Presidenti/ Alibeaj bën SKEMËN: Ne sjellim 4 emra, 2 nga ata zgjidhini ju, negociojmë për 'finalin'

Zgjedhja e Presidentit, Alibeaj: Ai që do ulet atje të mos jetë as i njërit e as i tjetrit

Presidenti/ PD kërkon 4 kandidatura, Balla: Kushtin tuaj nuk e pranojmë

Rama: Mirëseerdhe në grupin e inkriminuarve! U pagëzove me këtë ujin e baltës

Tjetër aksident në Dhërmi, shoferi hidhet nga betonerja për të shpëtuar

Makina tërheq zvarrë 20-vjeçaren tek vizat e bardha në Tiranë

Propozimi për kriteret e presidentit, Alibeaj: Balla e bëri kastile, i thashë flasim tani

Investimet strategjike, PD: Pronat grabiten nga ministrat e zyrtarët e lartë të PS, aksion kriminal

Aksidenti tek rreth-rrotullimi i TEG-ut, s'dihet për viktima

Apeli s'merr vendim për Lefter Kokën! Avokati: S'ka pse të bashkëpunojë me drejtësinë

"17 maji"/ Presidenti Meta kujton takimin Rama-Basha: Dita më e errët pluralizmit politik

Parti tjetër apo rikthim tek LSI, Meta: Gjithmonë në krye të detyrës, dihet kujt i ka hyrë tartakuti

Shkrimi i gazetës austriake për lobimin 700 mijë $ në SHBA, Meta: Mashtrim! Isha me Petritin

Bashkëpunim me Edi Ramën? Meta “s'i mbyll derën” kryeministrit: Kam vetëm një kusht

Rama thirrje SPAK ta hetojë, Meta: Shqipëria më pret, kjo është e vërtetë! Kam armët më të forta

'Derën e ka të hapur'/ Biseda me demokratin, Rama: Ishte i mërzitur, më tha se i kishte ikur partia

Sulmon prokurorët dhe gjyqtarët, Rama: Disa KÇK mbajnë peng procesin e rindërtimit

I vëzhgon të gjithë me radhë! Rama 'sulmon' Veliajn: Mbjell pemë për të dalë në televizor

Dosja-POP/ Dubai Porta Potty!