Aktualitet

RAPORTI/ ILD kërkon nisjen e hetimeve për 6 gjyqtarë e prokurorë, mes tyre Markelian Kuqo, liroi nga burgu Gert Gjinararin

ILD ka kërkuar nisjen e hetimit disiplinor për 6 gjyqtarë e prokurorë. Mes tyre është edhe gjyqtari i Korçës, Markelian Kuqo, i cili liroi nga qelia Gert Gjinararin, të dënuarin me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit.
Featured image of article: RAPORTI/ ILD kërkon nisjen e hetimeve për 6 gjyqtarë e prokurorë, mes tyre Markelian Kuqo, liroi nga burgu Gert Gjinararin Markelian Kuqo.

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka publikuar raportin e veprimtarisë për periudhën shkurt-korrik. Bazuar në raport, pranë ILD janë depozituar 757 ankesa nga KLGJ, 140 nga KLP, Prokuroria e Përgjithshme, Ministria e Drejtësisë, Presidenti, SPAK, Drejtoria e Bugjeve, gjykatat dhe bashkitë.

Në kuadër të verifikimeve për ankesat, ILD ka miratuar 6 vendime për fillim të hetimit disiplinor për gjyqtarë e prokurorë, mes të cilëve Markelian Kuqo. Ky i fundit, nxorri në liri me kusht, Gert Gjinararin, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e ‘të fortit’ të Tiranës, Naim Zyberit.

Vendimet e ILDKPI për fillimin, pezullimin dhe mbylljen e hetimeve për gjyqtarët dhe prokurorët

 Vendimi nr. 313/7 prot., datë 02.04.2020 “Për fillimin e hetimit disiplinor ndaj gjyqtarit M.K”

 Vendimi nr. 251/11 prot., datë 22.05.2020 “Për fillimin e hetimit disiplinor ndaj prokurores E.K”;

 Vendimi nr. 705/1 prot., datë 22.05.2020 “Për fillimin e hetimit disiplinor ndaj gjyqtares E.H”;

 Vendimi nr. 664/4 prot., datë 07.07. 2020 “Për fillimin e hetimit disiplinor me iniciativë ndaj gjyqtarit SH.M”;

 Vendimi nr. 1751 prot., datë 16.07.2020 “Për fillimin e hetimit disiplinor me iniciativë ndaj gjyqtares E.H”;

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 Vendimi nr. 1752 prot., datë 16.07. 2020 “Për fillimin e hetimit disiplinor ndaj prokurorit B.M”;

 Vendimi nr. 705/12 prot., datë 17.07.2020 “Për pezullim hetimi disiplinor ndaj gjyqtares E.H”;

 Vendimi nr. 251/29 prot, datë 21.07.2020 “Për mbylljen e hetimit disiplinor ndaj prokurores E.K”;

Nga këto hetime disiplinore, janë dërguar dy kërkesa për procedim për një gjyqtar dhe prokuror pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, gjithashtu ka vërejtur parregullsi me investimet dhe transfertat e 338 zyrtarëve. Për këtë arsye ILDKPI ka kërkuar nga Drejtoria e Pastrimit të Parave të nisë verifikimin ndaj tyre, për përfshirje në pastrim parash. Një pjesë e madhe e tyre, janë gjyqtarë dhe prokurorë në proces verifikimi nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

(KLIKO KËTU) Për të lexuar raportin e plotë

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment