Politike

Raporti i Venecias, Balla i kërkon dorëheqien Metës: Kush u zotua që do mbajë fjalën, ta mbajë

 Balla tha se të gjithë duhet të heshtin kur flet Komisioni i Venecias, duke nënkuptuar sulmet që i janë bërë nga Meta këtij institucioni.
Featured image of article: Raporti i Venecias, Balla i kërkon dorëheqien Metës: Kush u zotua që do mbajë fjalën, ta mbajë Taulant Balla

TIRANË– Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, zgjodhi që sot të fliste jashtë Kuvendit. Në një dalje për mediat, Balla ka hedhur ‘thumba’ kundër Ilir Metës dhe i kërkoi dorëheqjen.  Balla tha se të gjithë duhet të heshtin kur flet Komisioni i Venecias, duke nënkuptuar sulmet që i janë bërë nga Meta këtij institucioni.

Kërkesa jonë flet për një shkelje të rëndë të Kushtetutës, sepse kush i heq të drejtën popullit për të zgjedhur, shkel rëndë Kushtetutën. Kam dëgjuar një lumë kritikash përkundrejt Komisionit të Venecias dhe dua t’i them kujtdo, madje dhe ndonjërit që fjalën shkollëpak e përdor shumë, që Komisioni i Venecias është organi, ekspertiza, e gjithëpranuar jo vetëm në Evropë, por edhe më gjerë, dhe që kur ky komision flet, gjithë të tjerët duhet të heshtin”, tha Balla.

Më tej, Balla deklaroi se Komisioni i Venecias ka meritë në bërjen e Kushtetutës së Shqipërisë, pasi Kushtetuta që kemi sot, ka marrë dhe ka qenë pjesë e një procesi ekspertize të dhënë nga vetë Venecia.

Kam dëgjuar një lumë kritikash përkundrejt Komisionit të Venecias dhe dua t’i them kujtdo, madje dhe ndonjërit që fjalën shkollëpak e përdor shumë, që Komisioni i Venecias është organi, ekspertiza, e gjithëpranuar jo vetëm në Evropë, por edhe më gjerë, dhe që kur ky komision flet, gjithë të tjerët duhet të heshin. Komisioni i Venecias ka meritë të veçantë në historinë e shtetbërjes të Kushtetutës së Shqipërisë. Kjo Kushtetutë që kemi, ka marrë dhe ka qenë pjesë e një procesi ekspertize të dhënë nga Venecia. Dua që të gjithë ta presin me respekt verdiktin e Venecias dhe pastaj kush u zotua që do mbajë fjalën, ta mbajë”, shtoi ai.

Seanca plenare sot u shoqërua me debate të forta. Deputeti Murrizi zhvilloi një interpelancë me Anila Denaj për aksionin anti-informalitet dhe gjobën e “Bankers”. Rama ka shpërthyer sot në fjalën e tij duke akuzuar prokuororët dhe gjyqtarët se janë pjesë e një grupi të strukturaur kriminal, KÇK. Kryeministri u shpreh se shumë shpejt do të ketë një ligj special për të goditur KÇK-në.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment