Politike

Raporti i “Standart&Poor’s” për ekonominë, Tabaku akuza qeverisë: Keqpërdorimi me PPP-të është kthyer në barrë për buxhetin

Ish-deputetja Jorida Tabaku ka reaguar pas publikimit të raportit të "Standart&Poor's"për ekonominë shqiptare. Tabaku ka akuzuar qeverinë, se keqpërdorimi me PPP-të është kthyer në barrë për buxhetin e shtetit.
Featured image of article: Raporti i “Standart&Poor’s” për ekonominë, Tabaku akuza qeverisë: Keqpërdorimi me PPP-të është kthyer në barrë për buxhetin Jorida Tabaku

TIRANË- Ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me raportin e “Standart& Poor’s” për Shqipërinë. Në një postim në Facebook, Tabaku shkruan, se raporti vijon të jetë kritik me qeverinë.

Ajo gjithashtu thekson rrezikun fiskal që i kanoset vendit nga PPP-të, i cili përmendet edhe në raport. Ish-deputetja shton më tej, se keqpërdorimi me PPP-të dhe investimet jo efiçentë, janë kthyer në barrë për buxhetin e shtetit.

Tabaku ndalet edhe te plani i PD për ekonominë, me taksën e sheshtë, për të cilin thotë se do të reduktojë pabarazinë dhe do të vlerësojë punën e ndershme.

Postimi i plotë

S&P kërcënon te ulë renditjen prej borxhit të lartë dhe PPP! Raporti i fundit i S&P vazhdon të jetë kritik ndaj qeverisë dhe sjelljes së saj në raport me rreziqet me të cilat përballet ekonomia shqiptare. Parashikimi për një kontraktim të ekonomisë me 6.5% të PBB-së, i afrohet përherë e më shumë parashikimit për një rënie ekonomike sa 9% e PBB-së.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vlerësimi konstant i raportit vjen si pasojë e ndihmës ekonomike në formën e REPO që Banka Qendrore Europiane dhe gjithashtu FMN i kanë dhënë Shqipërisë. Raporti kritikon sjelljen e qeverisë ndaj PPP-ve, duke qenë një tjetër zë me peshë që nënvizon rrezikun fiskal dhe buxhetor të PPP-ve. Situata është më e errët se sa përpjekjet e qeverisë për ta bojatisur atë në media. Raporti nënvizon dhe evidenton se do të ketë ulje të vlerësimit nëse ka përkeqësim të mëtejshëm, si pasojë e ekonomisë informale, rritjes së defiçitit, dhe gjithashtu problemeve me borxhet e fshehura.

Raporti evidenton borxhin e lartë prej thuajse 80% të PBB-së, sikundër argumenton problemet strukturore të qeverisë. Arka e shtetit shqiptar mbledh të ardhura sa 26% e PBB-së, vendi me të ardhurat më të ulëta në rajon, me një ndihmë ekonomike reale sa 0.85% e PBB-së, që nuk i shërben ekonomisë. Ndihma është e pamjaftueshme, pasi buxheti i shtetit është keqpërdorur me PPP apo investime, që janë jo efiçente dhe janë kthyer në barrë. Problematika të tilla vazhdojnë të jenë të pranishme dhe në projektet e radhës të qeverisë Rama, me PPP-të e radhës si fjala vjen: rruga Milot-Fier e fryrë disa herë, ndërkohë që detyrimet e prapambetura janë rritur dhe çdo shpenzim jetik është pezulluar.

E fundit, jo nga rëndësia, S&P nuk ka dhënë asnjë vleresim negativ për asnjë vend që ka rishqyrtuar. Ajo ka paralajmëruar një qeveri që ka keqpërdorur buxhetin dhe ka rritur rrezikun nga PPP-të. Me një defiçit fiskal në rritje, borxh publik 80% e PBB, dhe me rrezikun fiskal të PPP, situata është më e errët. Qeveria nuk ka as ndjeshmërinë dhe as vizionin per të ndërmarrë reforma reale strukturore.Sot ekonomia ka nevojë për frymëmarrje, ka nevojë për ndryshim, ka nevojë të punojë për shumicën e shqiptarëve e jo për pakicën, ka nevojë për një reformë tërësore që qeveria në ikje nuk e bëri dot kurrë, madje as në fillimet e saj! Për këtë arsye, plani i Partisë Demokratike është për një taksë të sheshtë që të ulë informalitetin, të reduktojë pabarazinë dhe të vlerësojë punën e ndershme!

Agjencia “Standart% Poor’s” publikoi sot raportin për ekonominë shqiptare për 2019-2-ën. Në raport theksohej rreziku që i kanoset buxhetit nga PPP-të dhe rritje e defiçitit për shkak të pandemisë. Megjithatë Agjencia e konsideron Shqipërinë si një vend me perspektivë të qëndrueshme.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment