Politike

Raporti i OSBE-së për zgjedhjet/ Vasili: 30 qershori ra, të largojmë Ramën, të shpëtojmë vendin

Vasili: Raporti i OSBE -ODIHR i vuri vulën e zeze votimeve moniste.
Featured image of article: Raporti i OSBE-së për zgjedhjet/ Vasili: 30 qershori ra, të largojmë Ramën, të shpëtojmë vendin Petrit Vasili

Tiranë- Një ditë më parë OSBE/ ODIHR publikoi raportin final të zgjedhjeve të 30 qershorit. Ky organizëm ndërkombëtar është shprehur se KQZ cënoi sigurinë juridike, dhe se  zgjedhjet ishin problematike.

Për këtë raport ka reaguar edhe Petrit Vasili i cili është shprehur se 30 qershori ra dhe se duhet të largohet sa më parë Edi Rama nga qeveria.

Reagimi i plotë:

OSBE foli,30 qershori ra,tani perpara te shpetojme vendin!!

Shqiperia nuk ka me asnje minute kohe per te humbur me kete tufe banditesh qe kane rrembyer qeverisjen e vendit.

Raporti i OSBE -ODIHR i vuri vulen e zeze votimeve moniste kriminale te 30 qershorit.

Eshte misioni i cdo qytetari dhe opozites qe te jene ne kembe dite e nate per te shpetuar vendin.

Maskarenjte qe kercenojne qytetaret me vendin e punes dhe deri edhe heqjen e ndihmes sociale jane nje turp qe duhet shkulur me rrenje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nuk mundet me qe te lihet Shqiperia ne duart e nje sharlatani politik si Edi Rama i cili shkaterroi imazhin dhe rrenoi ekonomine e vendit.

Gjithe bota tashme e di qe Shqiperia eshte zaptuar nga nje klike horrash te cilet e kthyen vendin me mbrapa se sa edhe monizmi i para viteve 90′.

Antishteti i instaluar nga Edi Rama nuk pyet as per kushtetute,ligj,kode e rregulla por thjesht pyet per ate qe ju duhet dhe u intereson krimineleve banditeve trafikanteve te te gjitha llojeve e sojeve.

Cdo veprim per te mbrojtur vendin nga pushtuesit ne qeveri eshte detyrim dhe legjitim.

Asgjesimi i zgjedhjeve nga Edi Rama eshte krimi me i rende ndaj te sotmes dhe te ardhmes se shume brezave ndaj detyra e mbrojtjes se zgjedhjeve te lira ecte ndershme eshte e shenjte.

OSBE foli tani eshte radha jone….

J.V/Dosja.al 

Shto Koment