Politike

Raporti i OSBE/ODIHR, Kryemadhi: Tregoi të vërtetën, zgjedhjet nuk njihen nga ndërkombëtarët

Sipas saj  ky raport ishte një skaner i politikës dhe se zgjedhjet e 30 qershorit nuk njihen nga ndërkombëtarët.

TIRANË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka dalë në një deklaratë për mediet, ku ka folur për raportin e OSBE/ODIHR, ku një ditë më parë u botua pjesë nga ky raport për zgjedhjet e 30 qershorit.

Kryemadhi tha se ky raport raportoi se qytetarët u kërcënuan me heqjen nga puna. Sipas saj ky raport ishte një skaner i politikës dhe se zgjedhjet e 30 qershorit nuk njihen nga ndërkombëtarët.

“Raporti tregon haptazi shkatërrimin ligjor të vendit. Kemi një KQZ që nxjerr rezultatet e zgjedhjeve pas një muaji. Nuk kemi asnjë mëdyshje që raporti i OSBE/ODIHR  do të dilte në konkluzione të vërteta. Ndjemë dhimbje për situatën politike, ekonomike, si rezultat të inkriminimit të gjithë jetës shoqërore Raporti një skaner objektiv dhe i tmerrshëm për gjendjen në të cilën gjendet vendi, tregon shkatërrimin e sistemit ligjor dhe shoqëror të Shqipërisë.Edhe kur organizon votimet Rama nuk i reziston dot futjes së duarve në kutitë e votimit, se i është bërë ves. Ky raport nuk i njeh zgjedhjet”, u shpreh Kryemadhi.

Deklarata e plotë e Monika Kryemadhit:

Përfitoj nga rasti për të komunikuar me të gjithë qytetarët dhe qytetaret e Shqipërisë në mënyrë të tillë për të qenë direkt pas këtij raporti të OSBE – OHDIR për zgjedhjet ose për votimet e famshme që Edi Rama dhe rilindja krijojnë në Shqipëri.

Nuk kemi absolutisht asnjë mëdyshje që raporti i OSBE – OHDIR do të dilte në konkluzione, për të cilat janë të qëndrueshme, jo vetëm të qëndrueshme, por janë edhe të vërteta përsa i përket situatës, në të cilët gjendet sot Shqipëria. Ndjejmë dhimbje për situatën politike, ndjejmë dhimbje për situatën ekonomike, në të cilët shqiptarët gjenden sot, kjo vjen si rezultat i inkriminimit të procesit, jo vetëm zgjedhor, por të inkriminimit të të gjithë jetës politike dhe shoqërore shqiptare.

Raporti i OSBE – OHDIR është një skaner objektiv, por dhe i tmerrshëm përsa i përket situatës, në të cilën gjendet sot Shqipëria dhe ky raport, jo vetëm që tregon haptas gjendjen e mjerueshme, në të cilën gjendet vendi, por tregon haptas shkatërrimin e të gjithë sistemit politik, shoqëror dhe ligjor të Shqipërisë.

Mjafton në atë raport me disa dhjetra faqe ku është më se e qartë situata dhe janë përmendur nga media dhe përfaqësues zyrtar disa nga pikat kryesore ku mjafton të përmendim shkatërrimin e besimit të publikut tek legjitimiteti i zgjedhjeve, një administratë të njëanshme zgjedhore, e cila mënjanoje besimin e publikut për procesin zgjedhor.

Zgjedhjet lokale, të cilat u mbajtën pa marrë në konsideratë interesin e publikut dhe të elektoratit. Votuesve shqiptar iu mohua e drejta e zgjedhjes sepse mbi 50 % të bashkive të gjithë Shqipërisë ishin me një kandidat të vetëm. Punonjës të administratës të cilët u vendosën në një kërcënim për të votuar dhe për të marrë pjesë në këtë proces. Votimet e 30 qershorit që krijuan klimën e pasigurisë juridike, zgjedhjet të cilat u mbajtën në një terren të krizës politike dhe institucionale, pra një terren të cilën erdhi si një rezultat i arrogancës dhe i kapjes së shtetit dhe të gjitha institucionet shtetërore nga krimi i organizuar. G

Gjykata Kushtetuese organi i vetëm që vendos mbi kushtetuetshmërinë e dekreteve Presidenciale e cila nuk ekzistonte dhe tregon që dekretet Presidenciale të cilat mund ti gjykojë është vetëm Gjykata Kushtetuese. Në listat e zgjedhësve u konstatuan nënshkrimi dukshëm identike pra do të thotë që edhe kur organizon votimet Edi Rama është i paaftë ose nuk reziston dot tundimit të manipulimit dhe të futjes së duarve të tij në kutitë e zgjedhësve mbasi futi duart në xhepat e gjithë Shqiptarëve që ju grabiti me taksa më të larta, i vodhi me koncesionet e famshme, tashmë nuk rri dot se i është bërë ves të fusë dhe duart në kutitë e votimeve.

KQZ interpretoi ligjin në mënyrë të paqëndrueshme dhe në një mënyrë tepër të zgjeruar duke cenuar sigurinë juridike. Mos pranimi i komisionerëve të opozitës, e cila tregon haptas qëllim që kishte Edi Rama për të manipuluar dhe votimet e rilindjes, tregon që administrata zgjedhore ishte një administratë tërësisht politike dhe e njëanshme pra pa një balancim politik. KQZ vonoi publikimin e vendimeve, për herë të parë në historinë e tranzicionit Shqiptar në 30 vjet kemi një KQZ që nxjerr rezultatin mbas 1 muaj, pra do të thotë jo vetëm mungesë të transparencës por edhe manipulim që do të duhet të ndëshkohet.

KQZ-ja regjistroi partine Bindja Demokratike dhe kandidatët e saj, fat të cilin ia dha dekreti i ri i Presidentit që edhe kjo parti të ketë shansin për të marrë pjesë në zgjedhjet e 13 tetorit. Shqetësim për mungesën e paanshmërisë të KQZ-së të cilën e kemi konstatuar me një KQZ që jo vetëm ka uzurpuar karriget e partive politike të tjera por është kthyer tashmë në një xhelat rilindas ndaj të gjithë procesit zgjedhor.

Gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor të ndikuar në varësi të tyre për shkak të Vetting-ut, pra, raporti i OSBE-ODIHR qartëson drejtpërdrejt se edhe procesi i Vetting-ut është një proces i cili kontrollohet nga qeverisja dhe për të cilin duhet të kemi një reagim të menjëhershëm për ta ndaluar këtë proces dhe këtë kontroll që ndodh në sistemin e drejtësisë.

Punonjësit e administratës publike dhe ndërmarrjet shtetërore ishin nën presion të drejtpërdrejtë. Aq me keq kur… vazhdon në një nga pikat që shkruan raporti i OSBE – ODIHR, kur qytetarët kërcënohen jo vetëm me largimin nga puna por edhe me heqjen e ndihmës ekonomike, pra me bukën e gojës. Të rënda janë shprehjet që gjen në raport, shqetësim për mosveprim të organit të prokurorisë për ndëshkimin e krimeve zgjedhore, prokuroria asnjë procedim për krimet zgjedhore dhe mungesa e hetimeve penale konsolidon pandëshkueshmërinë mbi krimet elektorale të kaluara. Mos të harrojmë që këto tre fjali…

Në raportin e OSBE-ODIHR theksohej se KQZ ka cënuar sigurinë juridike dhe se zgjedhjet ishin problematike. Në të shkruhej se gjatë fushatës elektorale punonjësve të administratës u është bërë presion për vendin e punës. Ky organizëm ndërkombëtar është shprehur se kriza politike ndikoi negativisht në të drejtën për të votuar, ndërsa thotë se u cënua fshehtësia e votës në disa qendra votimi.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment