Aktualitet

Raporti i OKB për qeverisjen digjitale/ Shqipëria pikë të barabarta me Kanadanë, lë pas Italinë, Zvicrën, Greqinë

Sipas këtij raporti, Shqipëria vlerësohet me të njëjtat pikë me Kanadanë ndërsa lë pas vende si Italia, Zvicra dhe Greqia.
Featured image of article: Raporti i OKB për qeverisjen digjitale/ Shqipëria pikë të barabarta me Kanadanë, lë pas Italinë, Zvicrën, Greqinë Foto ilustruese

Publikohet raporti dyvjetor i Kombeve të Bashkuara mbi e-Qeverisjen ose qeverisjen dixhitale. Sipas këtij raporti, Shqipëria vlerësohet me të njëjtat pikë me Kanadanë ndërsa lë pas vende si Italia, Zvicra dhe Greqia.

Ndërkaq, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, “truri” i e-Albanias Linda Karçanaj, ka bërë një analizë të klasifikimit të Shqipërisë në këtë raport.

“Ngjitja në këtë klasifikim është arritur përmes 2 treguesve: e-shërbimet dhe e-pjesëmarrja.

Konkretisht për e-shërbimet: Kemi qenë në vendin e 62-të në vitin 2018, dhe jemi në vendin e 31-të në vitin 2020. Pra, 31 vende ngjitje në klasifikim në vetëm dy vite dhe jemi me pikë të barabarta me Kanadanë ndërsa lemë pas shtete si Italia, Zvicra, Greqia etj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E-pjesemarrja: Kemi qenë në vendin e 61-të në vitin 2018 dhe jemi në vendin e 36-të në vitin 2020, pra plot 25 vende ngjitje në klasifikim.

Edhe këtu lemë pas Zvicrën, Italinë dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Karçanaj teksa i njeh meritat Ramës për atë që ajo e cilëson si revolucion digjital.

“Revolucioni digjital i udhëhequr nga Kryeministri, u mundësoi qytetarëve marrjen e shërbimeve publike online, përmes një kliku të vetëm në e-Albania dhe rriti pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje përmes platformës së bashkëqeverisjes”, shkruan Karçanaj.

Grafiku

Një Koment në “Raporti i OKB për qeverisjen digjitale/ Shqipëria pikë të barabarta me Kanadanë, lë pas Italinë, Zvicrën, Greqinë

  1. Me koruption e leme edhe Kanaden mbas.

Shto Koment