Bota

Çfarë do të vendos Kongresi amerikan për raportin e Robert Mueller?

Mueller i tregoi botës se Trump është një kriminel, por cili do të jetë vendimi i Kongresit për të.
Featured image of article: Çfarë do të vendos Kongresi amerikan për raportin e Robert Mueller? Robert Mueller.

SHBA-Robert Mueller në një deklaratë para publikut tregon se ai beson se në raportin e tij ka ndërhyrë administrata e Donald Trump. Ai tha se kjo deklaratë do të ishte e vetmja që ai do të bënte për raportin e tij dhe do të kthehej në jetën e tij të mëparshme.

“Po të kishim besuar se presidenti nuk kishte kryer asnjë krim, do të kishim thënë kështu.”– u shpreh ai, duke shprehur dëshirën e qartë që raporti të flasë vetë.

E kufizuar nga pozicioni i tij dhe profesionalizmi që ai me siguri krenohet, Mueller vendosi të fliste qartë, duke shpresuar që kongresi të dëgjonte fjalët e tij. Do të thosha se misioni është kryer. Kongresi mund të ketë asnjë dyshim se Mueller ka ndërmend që ata të marrin bastin mbi 11 rastet e pengesave të mundshme që ai paraqiti në raportin e tij.

Gjuha që Mueller ka përdorur ishte e kujdesshme, e kontrolluar dhe e qëllimshme, por kur ai tha për  mediat se akuzimi i presidentit për një krim ishte “jo një opsion”, ai nuk donte të thoshte që pohonte pafajësinë e presidentit. Përkundrazi, për të bërë të qartë kufizimet e tij profesionale, ai shpjegoi se rregullat e Departamentit të Drejtësisë e bënë të qartë se avokati nuk mund të konsideronte as paraqitjen e kallëzimeve penale kundër një presidenti për shkak të politikës.

Mueller përmes raportit të tij dëshiron që të gjithë të kuptojnë se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016. Sipas tij, edhe pse Trump u përgjigj përme një statusi në Tëitter ku shkruante: “Asgjë nuk ndryshon nga raporti i Mueller”, ky i fundit beson se Trump do të ndjek të njëjtën mënyrë edh enë zgjedhjet e 2020-tës dhe duhet vetëm që kongresi të lexojë të vërtetën në raportin e tij.  

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Demokratët mund të jenë të zhgënjyer që Mueller ka pranuar se nëse thirret në kongres nuk do të thotë asgjë më shumë se asaj që shkruhet në raportin e tij.

Drejtuesi i Komitetit Gjyqësor të Dhomës, demokrati, Jerry Nadler tha se komentet e Mueller bënin të qartë se përgjegjësia tani qëndron tek kongresi për t’iu përgjigjur krimeve, gënjeshtrave dhe keqbërjeve të tjera të Presidentit Trump.

Thirrja për fajësim është diçka që Mueller do të ishte tepër profesional për të dhënë rolin e tij publik, por ai dëshiron që të gjithë ta dinë se po tregon shumë më tepër.

Burimi: Independent

L.K/Dosja.al

Shto Koment