LIVE UPDATES
Ekonomi

Raporti i Komisionit Europian: Shqipëria me rritjen më të lartë ekonomike në rajon, ulet papunësia dhe borxhi publik

9 Shkurt 2019, 13:33 Nga DOSJA
Raporti i Komisionit Europian: Shqipëria me rritjen më të

Komisioni Europian ka publikuar raportin tremujor për performancën ekonomike të vendeve kandidate dhe potencialisht kandidate të Bashkimit Europian, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Sipas raportit, Shqipëria shënon rritjen më të lartë ekonomike dhe papunësinë më të ulët në rajon në dy vitet në vijim duke konfirmuar kështu edhe rënien e borxhit publik.

Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka publikuar pjesën e raportit ku flitet për vendin tonë nga ku edhe ka veçuar 4 pika të rëndësishme që sipas tij tregojnë përparimin e ekonomisë së vendit tonë.

Postimi i Ahmetajt:

Komisioni Europian ka publikuar raportin tremujor për performancën ekonomike të vendeve kandidate dhe potencialisht kandidate në BE, në të cilin analizohen ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Turqinë.

1 – Lajmi i parë i mirë është se Shqipëria është një nga dy vendet e rajonit (së bashku me Malin e Zi) që kanë vazhduar rritjen pozitive të ekonomisë edhe përgjatë tremujorit të tretë 2018, në një kohë që vendet e tjera dhe mesatarja e rajonit shënojnë rënie.

2 – Shqipëria parashikohet të ketë rritjen më të lartë ekonomike në Ballkanin Perëndimor përfshirë Turqinë, në 2019-2020. Në të njëjtën kohë, papunësia në Shqipëri projektohet në nivelin më të ulët në rajon, pranë 10% ndërsa borxhi publik vazhdon të konsolidojë trajektoren rënëse.

3 – Komisioni Europian konfirmon një rritje ekonomike mbi 4% për vitin 2018, njësoj sikurse vlerësuan më herët edhe FMN apo Standard and Poor’s. Rritja e konsumit privat, importeve dhe investimeve, vijojnë të kenë kontributin kryesor në rritjen ekonomike.

4 – Performanca e fortë ekonomike vijon të reflektohet edhe në zhvillimet pozitive të tregut të punës. Pjesëmarrja në forcat e punës në tremujorin e tretë 2018 ëshë në nivelin 68.3% krahasuar me 67.1% që ishte një vit më parë. Punësimi në sektorin jo-bujqësor është rritur me 7.5%, ndërsa papunësia ka shënuar nivelin më të ulët nga viti 2012.

Punësimi për të rinjtë e moshës 15-29 vjec është përshpejtuar në 26% krahasuar me një vit më parë, ndërsa papunësia për këtë grupmoshë ka vijuar trendin rënës nga piku prej 34% i vitit 2015.

Pagat në sektorin privat vlerësohet të jenë rritur me një mesatare plus 15 pikë në të gjithë sektorët, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Raporti tejet pozitiv i Komisionit Europian për ekonominë shqiptare, është një tjetër reflektim serioz për arritjet jo pak të vështira të viteve të fundit. Sfida kryesore mbetet vazhdimi i reformave dhe konsolidimit fiskal, për të garantuar jo vetëm vazhdimin e rritjes ekonomike dhe punësimit, por edhe përgjigjen e duhur ndaj riskut të ngadalësimit të rajonit dhe ekonomive të BE.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi arben ahmetaj borxhi publik ekonomia e shqiperise raporti i komisionit europian arben ahmetaj borxhi publik ekonomia e shqiperise raporti i komisionit europian

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni