Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Politike
Raporti i KE, PD: Shkalla e varfërisë në Shqipëri është rritur në 35.2%
23 Korrik 2019, 10:36Nga DOSJA
TIRANË– Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit të Raportit nga Komisioni Evropian që listonte Shqipërinë në një nga vendet më të varfra.
Ishte ish-deputetja Oriola Pampuri ajo që reagoi në emër të PD ku tha se “Komisioni Europian pohon se shkalla e varfërisë në Shqipëri është rritur në 35.2%. Sa më shumë vjedh qeveris e Edi Ramës, aq më shumë rritet varfëria në shoqërinë shqiptare”.
Më tej në deklaratën e saj ish-deputetja tha se lufta kundër varfërisë, rritja e pensioneve minimale në 250 dollarë jnë prioritete në planin e Partisë Demokratike për rimëkëmbjen e ekonomisë.
DEKLARATA E PLOTË
Treguesit më të qartë të qeverisë së Edi Ramës janë dy: rritja e abuzimit me pasuritë publike dhe rritja e varfërisë. Të dy këta tregues shkojnë paralel me njëri tjetrin. Sa më shumë vjedh kjo qeveri, aq më shumë rritet varfëria në shoqërinë shqiptare.
Këtë të vërtetë e ka pohuar, së fundmi, edhe Komisioni Europian, sipas të cilit shkalla e varfërisë në Shqipëri është rritur në 35.2%. Raporti fakton shqetësimin kryesor të opozitës se, me blerjen e pushtetit përmes parave të pista të krimit dhe korrupsionit, Edi Rama ka braktisur çdo përgjegjësi për mirëqenien e qytetarëve.
Familjet më të prekura nga rritja e varfërisë në vend janë ato më të pambrojturat, janë të papunët, familjet që jetojnë në fshat, të moshuarit, gratë e divorcuara, personat me aftësi të kufizuara, si dhe romët dhe egjiptianët. 35.2 përqind e rritjes së varfërisë do të thotë se shteti ka dështuar plotësisht me kujdesin dhe politikat sociale.
Niveli më i lartë i varfërisë është në verilindje të vendit, ku investimet e qeverisë janë disktimnuese, papunësia shumë e lartë, mundësitë shumë të vogla dhe heqja e të pamundurve nga listat e ndihmës ekonomike, është një krim tjetër në listën e dëmeve që kjo qeveri u ka shkaktuar qytetarëve.
Komisioni Europian rrëzon si të dyshimtë skemën e ndihmës ekonomike, të denoncuar si të padrejtë, përjashtuese dhe abuzive nga Partia Demokratike. ‘Efektiviteti i skemës është e dyshimtë, pasi kompensimi mbetet nën kufirin e varfërisë së skajshme. Skema mbulon vetëm vetëm një pjesë të vogël të personave që jetojnë në varfëri”. – thekson Komisioni Europian.
Raporti vë në dukje thellimin e varfërisë të pensionistëve për shkak të pensioneve të ulëta, mbulimit të ulët të sigurimeve shëndetësore dhe diferencimit të madh mes pensioneve në fshat dhe qytet.
Thellimi i nivelit të varfërisë dhe gjendja e rënduar ekonomike në familjet shqiptare gjatë qeverisë së Edi Ramës është një nga arsyet kryesore të refuzimit plebishitar të 30 Qershorit. Lufta kundër varfërisë, rritja e pensioneve minimale në 250 dollarë, janë prioritete në planin e Partisë Demokratike për rimëkëmbjen e ekonomisë. Por që ky plan të realizohet, vendit i duhen zgjedhje të lira e të ndershme. Kjo është beteja jonë, të cilën do ta luftojmë pa bërë asnjë hap pas.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tropojë- Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, në një takim me qytetarët në Tropojë ka deklaruar se qeveria ka diskriminuar bashkitë e veriut për të ndëshkuar pol...
TIRANË- Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në një takim kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Marshall Sir Stuart Peach. Në takim Meta vlerëso...
Tiranë- Për paketën anti-shpifje OSBE-ODIHR i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama. Mësohet se OSBE-ODIHR i ka dërguar një letër Ramës për të rishikuar d...
TIRANË- Ish-kreu i Grupit të LSI, Petrit Vasili, një një reagim të gjatë ka folur sërish për Reformën në Drejtësi. Në një postim në Facebook, Vasili shkru...
Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan ka qenë objekt i një lajmi të rremë, i cili ka qarkulluar në rrjetet sociale në 24 orët e fundit.Një lajm i rremë, ku prete...
TIRANË- Partia Socialiste ka mbledhur për rreth 2 orë Asamblenë Kombëtare, e cila kishte në fokus të saj 30 qershorin dhe zgjedhjet brenda strukturave.Në f...
TIRANË- Ish-deputetja demokrate Grida Duma ka shpjeguar në studion e lajmeve në RTV Ora arsyen pse ligjin për teatrin dhe atë për arsimin e lartë PD nuk i ...
Shqipëri- Deputeti Kujtim Gjuzi është përzënë nga disa qytetarët pasi ka shkuar t’i bashkohet protestës që po zhvillohet te Teatri Kombëtar.’Ik Shporru, ke ardh...
Tiranë- Arben Malaj vijon me kritikat ndaj qeverisë.Ish-ministri socialist i Financave, ka ‘shpërthyer’ me kritika në një status në Facebook kundër aksionit an...