Ekonomi

Raporti i INSTAT: Bie në 1.1 % niveli i papunësisë në vend

INSTAT ka publikuar shifrat lidhur me raportin e papunësisë në vend. Niveli ka rënë në 12.3% krahasur ne 13.4% që ka qënë një vit më parë.
Featured image of article: Raporti i INSTAT: Bie në 1.1 % niveli i papunësisë në vend Foto ilustruese

TIRANË– Numri i të papunëve në Shqipëri ka rënë në 12.3% në tremujorin e katërt të vitit 2018, krahasuar me 13.4% që ishte para një viti.

Sipas INSTAT, shkalla e punësimit në mesin e njerëzve të moshës 15 deri 64 vjeç u rrit deri në 60.0%, nga 58.2% që shënonte në tremujorin e katërt të vitit 2017.

Në tremujorin e fundit të vitit 2018, shkalla e papunësisë tek meshkujt ishte 12.5%, ndërsa tek gratë ishte 11.9%. Duke shënuar edhe rënie të ndjeshme në pak muaj kohë.

Statistikat tregojnë se Shqipëria ka një popullsi prej 2.86 milionë banorësh 12.3% të tyre janë të papunë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment