Aktualitet

Raporti i ‘Freedom House’ e rendit Shqipërinë mes vendeve pjesërisht të lira

Raporti i 'Freedom House' e rendit Shqipërinë mes vendeve pjesërisht të lira. Shqipëria renditet në krahë të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinës.
Featured image of article: Raporti i ‘Freedom House’ e rendit Shqipërinë mes vendeve pjesërisht të lira
Përditësuar:

Organizata ‘Freedom House’, me seli në Shtetet e Bashkuara ka publikuar raportin e saj më të fundit.  Nga 195 vendet e vlerësuara nga Freedom House, 86 janë të lira, 59 pjesërisht të lira dhe 50 jo të lira. Studimi i raportit është bërë për liritë në parimet demokratike siç janë integriteti i zgjedhjeve dhe të drejtat e migruesve, pra niveli demokratik i një vendi.

Ky raport e rendit Shqipërinë mes vendeve që janë pjesërisht të lira së bashku me Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën, nga rajoni dhe me Pakistanin, Ukrainën, Kirgizinë, Armeninë e të tjera nga bota.

Përsa i përket Serbisë, ky shtet ka rënë në kategorinë “pjesërisht e lirë”, për shkak të parregullsive zgjedhore, sulmeve ndaj gazetarëve të pavarur dhe mbledhjes de facto të kompetencave jashtëkushtetuese nga ana e presidentit Aleksandar Vuçiç.

Në raport theksohet se 68 vende kanë shënuar rënie në fushën e të drejtave politike dhe lirive qytetare, ndërsa vetëm 50 syresh kanë shënuar ngritje.

SHBA është në rrezik për demokracinë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 “Derisa demokracia në SHBA mbetet e fuqishme për nga standardet globale, ajo është dobësuar ndjeshëm gjatë tetë vjetëve të fundit dhe sulmet e vazhdueshme të presidentit aktual mbi sundimin e ligjit, gazetarinë e bazuar në fakte dhe parimet dhe normat e tjera të demokracisë, kërcënojnë me rënie të mëtejshme.  Rreziku më i madh vjen nga fakti se demokracia amerikane nuk është pafundësisht e qëndrueshme, sidomos nëse një president tregon pak respekt për parimet e saj”, thotë Michael J. Abramowitz, president i Freedom House.

J.V/Dosja.al

BurimiFreedom House

 

Shto Koment