Bota

Do të ketë luftë? Raporti i brendshëm kinez: Pekini duhet të përgatitet për konflikt të armatosur me SHBA

Studiuesit thonë se qeveria kineze duhet të përgatitet për skenarin më të keq, i cili përfshin edhe mundësinë e një përplasjeje ushtarake mes Kinës dhe SHBA.
Featured image of article: Do të ketë luftë? Raporti i brendshëm kinez: Pekini duhet të përgatitet për konflikt të armatosur me SHBA Presidenti amerikan Donald Trump dhe lideri komunist kinez, Xi Jinping.

KINË– Një raport i brendshëm kinez paralajmëron zyrtarët e Pekinit që reagimet për pandeminë e koronavirusit rrezikojnë ta zhvendosin Kinën në një konflikt të plotë të armatosur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë sipas studiuesve, qeveria kineze duhet të përgatitet për skenarin më të keq, i cili përfshin edhe mundësinë e një përplasjeje ushtarake mes Kinës dhe SHBA. Qendra Kineze e studimit paralajmëron gjithashtu se ofensiva ndaj Pekinit kërcënon të kompromentojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.

Tashmë me akuzat e forta që SHBA ka hedhur mbi qeverinë kineze, ky shtet po bëhet gjithmonë e më shënjestruar nga Perëndimi për mashtrimin dhe mos transparencën për Covid-19 që po vret me mijëra njerëz në mbarë botën.

Pekini ka reaguar me vendosmëri, duke i quajtur “të çmendura dhe evazive” akuzat e ndërmarra së fundmi nga sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo, i cili për të disatën herë ka përsëritur refrenin e presidentit amerikan Donald Trump se koronavirusi ka dalë nga një laborator në Wuhan, epiqendra e epidemisë në Kinë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga ana tjetër Administrata Amerikane është gjithashtu shumë e ashpër. Mark Esper, kreu i Pentagonit, ka akuzuar Pekinin se i ka bërë presion disa vendeve për instalimin e rrjeteve telematike të Huaëei me qëllime dashakeqe. Kompanitë kineze, sipas tij duan të përdorin pandeminë për t’u zgjeruar në sektorë strategjikë duke krijuar përçarje në Perëndim dhe duke u përgatitur të përdorin sisteme elektronike të cenueshme si një mjet spiunazhi dhe manipulimi.

Ky presion nga SHBA drejt Kinës për çështjen e Covid-19, mund të çojë dy vendet në luftë pasi Kina nuk pranon kurrësesi akuzat e rënda të Presidentit Trump i cili pretendon se virusi është krijaur dhe  për hapur qëllimisht nga Qeveria kineze.

Burimi: libertyunyielding

A.C/Dosja.al

Shto Koment