Bota

Raporti i brendshëm Kinez bën parashikimin: Mund të ketë konfrontim të armatosur mes SHBA-së dhe Kinës

Raporti, i paraqitur në fillim të muajit të kaluar nga Ministria e Sigurisë së Shtetit drejtuesve të lartë të Pekinit, përfshirë Presidentin Xi Jinping, arriti në përfundimin se ndjenja globale kundër Kinës është në nivelin më të lartë që nga goditja e Sheshit Tiananmen në 1989.
Featured image of article: Raporti i brendshëm Kinez bën parashikimin: Mund të ketë konfrontim të armatosur mes SHBA-së dhe Kinës Xi Jinping dhe Donald trump

KINË-Një raport i brendshëm kinez paralajmëron se Pekini mund të përballet me një valë armiqësie pas shpërthimit të koronavirusit që mund të çojë deri në konfrontim të armatosur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Raporti, i paraqitur në fillim të muajit të kaluar nga Ministria e Sigurisë së Shtetit drejtuesve të lartë të Pekinit, përfshirë Presidentin Xi Jinping, arriti në përfundimin se ndjenja globale kundër Kinës është në nivelin më të lartë që nga goditja e Sheshit Tiananmen në 1989.

Si rezultat, Pekini do të përballet me një valë ndjenjash anti-Kinë, të udhëhequra nga SHBA. Në raport thuhet se vendi duhet të përgatitet për skenarin më të keq, që përfshin një konfrontim të armatosur mes dy fuqive të mëdha.

Raporti është hartuar nga Instituti i Kinës i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Bashkëkohore (CICIR), një qendër studimi e lidhur me Ministrinë e Sigurisë së Shtetit, organi më i lartë i inteligjencës i Kinës. Ruters nuk e ka parë vetë raportin por ai është përshkruar nga njerëz që kishin njohuri të drejtpërdrejta për gjetjet e saj. “Unë nuk kam informacione të rëndësishme,” tha zyra e zëdhënësit të ministrisë së jashtme kineze në një deklaratë duke iu përgjigjur pyetjeve të Reuters në lidhje me raportin

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tensionet mes dy vendeve janë shumë të larta në këto ditë të pandemisë. Drejtuesit e lartë të SHBA e kanë akuzuar hapur Kinën se ka fshehur informacione për virusin në mënyrë të qëllimshme. Po ashtu, SHBA dyshon se virusi ka rrjedhë nga një laborator.

Burimi; nytimes.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment