TIRANË– Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, në një konferencë për mediat , ka reaguar sërish në lidhje me vendimin e Komisionit të Venecias për Presidentin Ilir Meta. Në një konferencë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Balla u shpreh se vlerëson raportin e Venecias.
Gjatë fjalës së tij numri 2 i PS, iu përgjigj opozitës duke thënë se thelbi i raportit thekson se dekreti i Metës për shtyrjen e zgjedhjeve u bë në mungesë të bazës ligjore.
“Nga opozita po thonë se opinion përfundimtar i Venecias ka ndryshuar. Madje sipas tyre tek ky opinioni na u thënka se presidenti nuk e ka shkelur Kushtetutën. Dua të shpreh vlerësimin më të lartë për Komisionin e Venecias dhe ekspertizën e lartë. Dua t’i rikujtoj edhe presidenti të Republikës se vlerësimi nga Komisioni i Venecias jepet mbi bazën e kërkesën së institucionit që ka tagrin për këtë gjë si Kuvendi i Shqipërisë. Presidenti nuk ka të drejtë të anulojë dekretin e datës së zgjedhjeve, pasi nuk ja njeh as ligji e as Kushtetua. Ky ka qenë thelbi i referimit në seancën plenare. Anulimi i zgjedhjeve nuk mund të bëhet pa bazë ligjore, pasi e drejtat e zgjedhjes nuk mund të kufizohet përveçse me ligj. Presidenti ka cënuar të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur”, u shprenh ndër të tjera Balla.
Komisioni i Venecias publikoi sot raportin përfundimtar ku theksoi se Presidenti mund t’i shtyjë zgjehdjet vetëm në raste emergjente. Më tej Venecias shtonte se shkarkimin e ka në dorë Kushtetuesja.
(A.B. Dosja.al)