KRYESORET
Bota

Raporti: Diskriminimi dhe përdhunimi gjatë luftës në Kosovë mbetet problem

13 Janar 2022, 07:48 Nga DOSJA
Raporti: Diskriminimi dhe përdhunimi gjatë luftës në

KOSOVË- Nisja e gjykimit të parë në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë dhe dënimi i parë i shqiptuar në Kosovë për përdhunim gjatë kohës së luftës janë dy ngjarjet që i veçon organizata Human Rights Watch në krye të raportit vjetor për të drejtat e njeriut pjesa për Kosovën.

Human Rights Watch, organizatë me seli në Nju Jork, publikoi të enjten raportin për vitin 2021, i cili përmbledh kushtet e të drejtave të njeriut në mbi 100 vende dhe territore të botës.

Në pjesën për Kosovën, organizata kujton se Dhomat e Specializuara për Kosovën kanë nisur në shtator gjyqin e parë për krime të luftës. Në raport përmendet i pandehuri Salih Mustafa, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili akuzohet për vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim arbitrar, gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë.

Raporti përmend edhe dënimin e ish-policit serb, Zoran Vukotiç, për dhunë seksuale gjatë kohës së luftës.

Dënimi me dhjetë vjet burgim është shqiptuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, ndërsa Human Rights Watch e cilëson si “historik”.

“Në mars, Policia e Kosovës ka arrestuar një shqiptar të Kosovës, me shtetësi serbe, nën dyshimet për krime lufte kundër popullatës civile, gjatë një operacioni të forcave serbe në vitin 1999, kur janë vrarë 147 civilë”, thuhet po ashtu në raport.

Po në muajin mars, thekson raporti, Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi dy ish-policë, Zllatan Kërstiç dhe Destan Shabanaj, për përfshirjen e tyre në një sulm në vitin 1999, në të cilin kanë mbetur të vrarë katër anëtarë të një familjeje etnike shqiptare.

Ata janë dënuar me katërmbëdhjetë vjet e gjysmë, përkatësisht shtatë vjet burgim.

Te pjesa për llogaridhënien e institucioneve ndërkombëtare, raporti i organizatës Human Rights Watch thotë se “nuk ka pasur asnjë përparim” drejt kompensimit financiar të pjesëtarëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, që, siç thuhet, kanë qenë viktima të helmimit në disa kampe për persona të zhvendosur, të cilat janë ngritur nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).

Këto kampe janë përmendur edhe në raportin e vitit të kaluar të organizatës Human Rights Watch. Në atë raport, organizata ka thënë se Kombet e Bashkuara as nuk u kanë paguar kompensim viktimave, as nuk kanë kërkuar falje.

“Diskriminimi ndaj romëve, ashkalive dhe egjiptianëve në Kosovë mbetet problem”, thuhet në raportin e publikuar të enjten.

Te pjesa për pakicat, raporti përmend edhe rastin e vrasjes së politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

“Persekutimi i gjashtë të pandehurve të akuzuar për vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, në vitin 2018, ka vazhduar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me aktakuzën e konfirmuar në maj. Gjykimi filloi në korrik pas vonesave në vitin 2020”, thuhet në raport.

Te pjesa për të drejtat e grave, Human Rights Watch thekson se “të mbijetuarit e dhunës në familje kanë vazhduar të përballen me pengesa në marrjen e mbrojtjes” dhe me “reagim joadekuat të shtetit”.

Vlerësime të ngjashme për këtë kategori janë bërë edhe vitin e kaluar.

Në raportin e lëshuar më 2021, Human Rights Watch ka theksuar se dhuna në familje mbetet problem në Kosovë dhe se për të “ka pak ndjekje penale”. Në raportin e ri, Human Rights Watch thotë se “një mekanizëm i vitit 2018, i ngritur për të ndihmuar në sigurimin e kompensimit financiar për rreth 20,000 të mbijetuar të dhunës seksuale në luftë, ka vazhduar të ketë arritje të kufizuara”. Konstatim i njëjtë është bërë edhe në raportin e një viti më parë.

Në pjesën për azilkërkuesit dhe personat e zhvendosur, Human Rights Watch bën të ditur se “gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2021, Komisionari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë ka regjistruar 261 kthime vullnetare të pjesëtarëve të pakicave etnike në Kosovë nga vendet e tjera”.

Shifra është më e lartë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2020, kur janë regjistruar 245 kthime të tilla.

Human Rights Watch ndalet edhe tek orientimi seksual dhe identiteti gjinor dhe kujton se Qendra për Barazi dhe Liri e komunitetit homoseksual (LGBT) në Kosovë ka shprehur shqetësim në muajin tetor për, siç thuhet, “hetimet joadekuate” të “kërcënimeve dhe gjuhës së urrejtjes” kundër personave dhe aktivistëve LGBT, veçanërisht në mediat sociale.

Gjuha e urrejtjes në mediat sociale kundër komunitetit LGBT është përmendur si problem edhe vitin e kaluar.

Sipas raportit të ri, gazetarët po ashtu kanë vazhduar të jenë shënjestër e sulmeve, kërcënimeve dhe frikësimit, ndërsa autorët rrallë janë mbajtur përgjegjës.

“Në periudhën janar-shtator, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka regjistruar 18 raste të kërcënimeve, frikësimit dhe dhunës ndaj gazetarëve dhe mediave. Të paktën nëntë raste kanë qenë nën hetime në kohën e shkrimit [të raportit], por hetimet dhe ndjekjet penale kanë qenë të ngadalta”, shkruan Human Rights Watch.

Edhe vitin e kaluar, Human Rights Watch ka përmendur 18 raste të kërcënimeve dhe dhunës kundër gazetarëve dhe mediave.

Raporti i ri përmend edhe, siç thuhet, rritjen e tensioneve midis Serbisë dhe Kosovës, pasi autoritetet e Kosovës “kanë urdhëruar automjetet që t’i heqin targat e Serbisë kur të hyjnë në Kosovë”.

“Palët thuhet se kanë arritur kompromis në fund të shtatorit, me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Mirosllav Lajçak”, thuhet në raport.

Ai thekson se Raporti i Progresit i Komisionit Evropian, i publikuar në tetor, ka kërkuar që Kosova të bëjë më shumë për të garantuar në mënyrë efektive të drejtat e pakicave, përfshirë romët, ashkalinjtë dhe personat e zhvendosur, si dhe për të siguruar barazinë gjinore në praktikë.

Marrë nga: REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

Sondazh

Poll

Bota 13 Janar 2022, 07:37

A do të mbyllet rrjeti Telegram?

Ministria e Brendshme gjermane duket se po e humb durimin me shërbimin për komunikim, Telegram.Duket se në Ministri po mendohet seriozisht edhe për ndalimin e s...

Demokratja-Berishës: Ti je i ndershëm, këta të tjerët kanë nga 100 dashnore

Demokratja-Berishës: Ti je i ndershëm, këta të tjerët kanë nga 100 dashnore

Emri i presidentit të ri, Alibeaj flet për firmat: I kam! Në mbledhje sot ishin 26 deputetë

Negociatat për president tek PD, Alibeaj: Nesër pasdite do kemi mbledhje tjetër

17 shoferë “dru” në timon, 27-vjeçari rreh efektivin e Policisë teksa e shoqëronte

A janë arrestimet e Nuredin Dumanit? Kreu i SPAK se "lëshon" PENTITON: Nuk flas dot...

Pse s'janë arrestuar Ervis Martinaj dhe Suel Çela? Kraja dhe Nano: Po i kërkojmë akoma...

Ka dyshime për dekonspirtim?Kreu i SPAK: Jo!Do i shkojmë deri në fund, s'ka rëndësi sa të fortë janë

Cili ka qenë roli i shefit të Krimeve, Palushit? Arben Kraja: Ka shpërduar detyrën!

ZBULOHET emri i aksionit të SPAK, kuptimi! Kush e kishte "plumbin e artë"...

MEGAAKSIONI, Arben Kraja jep DETAJE: Shkatërruam 8 banda, të dhunshëm, paguanin shumë për vrasje

Zgjedhja e Presidentit, Bylykbashi: Alibeaj ka marrë përsipër t’i sigurojë Ramës votat

Shpërthim me tritol në lokalin Radhimë! Ambienti i marrë me qira nga kunati i Çelës

Momenti kur djali i Arben Mërkurit largohet nga vendngjarje, ia vranë të atin para syve

Vrasja në Sukth, dalin pamjet nga vendngjarja

'A ka më deputetë që hetohen?'/ Arben Kraja 'kyç gojën': Nuk jap përgjigje, e thotë ligji

Kreu i SPAK: 80% të rasteve që kemi në dorë, as që e dinë se janë nën hetim

Dosja 184 s'i "shqitet" Ulsi Manjës, Tabaku ia kujton para Arben Krajës, ministri: Kam një merak

PS sulmon SPAK, Balla: Pse s'hetohet Berisha? Tabaku e mbron: Shikoni "non grata-t" tuaja

'41 prokurorë janë shkarkuar'/ Kreu i KLP: Disa janë kërcënuar me jetë, u morën në mbrojtje

Qeveria miraton fond shtesë 160 mln lekësh për federatat sportive dhe sportistët elitarë

Manastirliu: Kemi miratuar financim shtesë për sistemin shëndetësor

Conferencë League! 25 Maji ditë pushimi, s'lejohen makinat, 'mbyllet' Tirana

Procesi i Rindërtimit, Ahmetaj: Do ndërtojmë 167 shkolla, 137 kompani marrin pjesë, program unik

Me kë e ka? Rama: Flet shumëkush për bujqësinë, ose s'kanë lidhje ose s'kuptojnë

Presidenti i ri/ Arrihet akordi! Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Presidenti i ri/ Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Basha lë me 'hije' kolegët, Agron Duka frikë të bëjë llogari: Se mos bëj ndonjë gabim?

Duka për presidentin e ri: Ne s'kemi asgjë në dorë, ta provojmë. Mediu: Marrëveshje me "djallin"

Presidenti, Balla sfidon opozitën: Keni 20 emra ju për të propozuar emra? (KUSHTI për Berishën)

Presidenti/ Fatmir Mediu: Nuk kemi më kohë, opozita të vijë me emër, ndryshe proces fals

Presidenti/ Mesila Doda: Le të futemi sa më shpejt në një proces real

Presidenti/ Alibeaj bën SKEMËN: Ne sjellim 4 emra, 2 nga ata zgjidhini ju, negociojmë për 'finalin'

Zgjedhja e Presidentit, Alibeaj: Ai që do ulet atje të mos jetë as i njërit e as i tjetrit

Presidenti/ PD kërkon 4 kandidatura, Balla: Kushtin tuaj nuk e pranojmë

Rama: Mirëseerdhe në grupin e inkriminuarve! U pagëzove me këtë ujin e baltës

Tjetër aksident në Dhërmi, shoferi hidhet nga betonerja për të shpëtuar

Makina tërheq zvarrë 20-vjeçaren tek vizat e bardha në Tiranë

Propozimi për kriteret e presidentit, Alibeaj: Balla e bëri kastile, i thashë flasim tani

Investimet strategjike, PD: Pronat grabiten nga ministrat e zyrtarët e lartë të PS, aksion kriminal

Aksidenti tek rreth-rrotullimi i TEG-ut, s'dihet për viktima

Apeli s'merr vendim për Lefter Kokën! Avokati: S'ka pse të bashkëpunojë me drejtësinë

"17 maji"/ Presidenti Meta kujton takimin Rama-Basha: Dita më e errët pluralizmit politik

Parti tjetër apo rikthim tek LSI, Meta: Gjithmonë në krye të detyrës, dihet kujt i ka hyrë tartakuti

Shkrimi i gazetës austriake për lobimin 700 mijë $ në SHBA, Meta: Mashtrim! Isha me Petritin

Bashkëpunim me Edi Ramën? Meta “s'i mbyll derën” kryeministrit: Kam vetëm një kusht

Rama thirrje SPAK ta hetojë, Meta: Shqipëria më pret, kjo është e vërtetë! Kam armët më të forta

'Derën e ka të hapur'/ Biseda me demokratin, Rama: Ishte i mërzitur, më tha se i kishte ikur partia

Sulmon prokurorët dhe gjyqtarët, Rama: Disa KÇK mbajnë peng procesin e rindërtimit

I vëzhgon të gjithë me radhë! Rama 'sulmon' Veliajn: Mbjell pemë për të dalë në televizor

Dosja-POP/ Dubai Porta Potty!