Rajoni

Koronavirusi kap ‘pikun’ në Itali? Përfaqësuesi i OBSH-së sqaron ç’po ndodh: Javën tjetër shohim rezultatin e masave, fatkeqsisht vdekshmëria…

Megjithatë ai shtoi se javën që vjen përhapja e koronavirusit do të jetë më e kontrolluar edhe pse shifrat nuk do të refekohen menjëherë në vdekshëmri. Sipas tij, do të duhet edhe më shumë kohë që numri i të vdekurve të ulet.
Featured image of article: Koronavirusi kap ‘pikun’ në Itali? Përfaqësuesi i OBSH-së sqaron ç’po ndodh: Javën tjetër shohim rezultatin e masave, fatkeqsisht vdekshmëria… Ranieri Guerra

ITALI– Ranieri Guerra, drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Itali ka folur lidhur me kurbën që po ndjek koronavirusi atje. Në një deklaratë për Radio Capital, Guerra tha se pika maksimale e kurbës ende nuk ishte arritur duke parashikuar më shumë jetë të humbura dhe të infektuar.

Megjithatë ai shtoi se javën që vjen përhapja e koronavirusit do të jetë më e kontrolluar edhe pse shifrat nuk do të refekohen menjëherë në vdekshëmri. Sipas tij, do të duhet edhe më shumë kohë që numri i të vdekurve të ulet.

“Ne mund ta arrijmë ‘pikun’ javën tjetër. Ajo do të jetë vendimtare. Ngadalësimi i shkallës së përhapjes është një faktor jashtëzakonisht pozitiv. Në disa rajone ne jemi afër pikës së rënies së kurbës dhe prandaj ndoshta maja mund të arrihet këtë javë dhe më pas do të bjerë. Unë besoj se kjo javë dhe ditët e para të ardhshme do të jenë vendimtare , sepse këto janë momentet kur masat e qeverisë mund të japin efektet e tyre. Pra, ajo që presim është që të shohim kurbën të bjerë më shpejt në këto 5-6 ditë. Fatkeqësisht, vdekshmëria do shihet gjithashtu të bjerë por disa ditë më vonë,”-tha Guerra.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bilanci i të prekurve në botë nga koronavirusi po rëndohet çdo dotë e më shumë. Numri i tyre ka shkuar në më shumë se 423 mijë personave të prekur, ndërsa 19 mijë të tjerë kanë ndërruar jetë. Më të prekurat janë Italia dhe Spanja, ndërsa Kina përmirësohet çdo ditë e më shumë. Amerika në gjendje të vështirë pasi atje Covid-19 po përhapet me shpejtësi. OBSH parashikoi se SHBA-ja do të jetë epiqendra e radhës.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment